“Opozitë e dobët”, Bamir Topi për 11 shkurtin: Nëse bëhet ritual që s’çon askund…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe konkretisht për situatën në Partinë Demokrtike.

Ai u shpreh se nuk kishte besim që protesta e thirrur me 11 shkurt do të kishte rezultat, duke iu referuar siç tha protestave paraardhëse.

“Që të merrni pritshmëri për protestën e radhës, duhet të kthejmë kokën pas në protestat e kaluara. Protesta është një mjet demokratik, mund ta bëjë edhe një individ. Një protestë e opozitës duhet të çojë diku. Po u kthye në një ritual që nuk çon askund kthehet në deziluzion dhe pesimizëm. Protesta është e nevojshme.

Ka të bëjë me formimin e tyre. Unë do përdorja argumentin, mendimin politik dhe do përdorja kurajën për të akuzuar drejtpërdrejtë nëse do kisha fakte. Themi sot pse opozita është e dobët, sepse është ndërtuar e tillë sepse nuk kanë dashur debate brenda partisë e për pasojë kanë eliminuar elitën. Dhe kur vijnë më pas përballë përplasjes, rrëzohen. Nuk ma mban goja të them substancën që ka opozita. Sigurisht ka individë, por janë në minorancë. Një vend pa një opozitë normale është i destinuar të shkojë kështu siç po shkojmë” tha Topi për “Kjo Javë”.

Të fundit

Presidenti i KE-së: Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, beson se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 . “Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së...

VIDEO/ Arbnor Muja shënon gol fantastik për Antwerpin dhe i dërgon “sinjale” Sylvinhos

Arbnor Muja fantastik në ndeshjen e Chamspionsit mes Antwerpit dhe Shaktar Donjeckut, që po zhvillohet në Belgjikë. Sapo nisi minuta tretë, sulmuesi anësor i Kombëtares...

Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime

Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme...

Shkatërroi martesën për shkak të lidhjes me shërbyesen, Schwarzenegger tregon pengun

Në një intervistë të fundit, Arnold Schwarzenegger ka reflektuar mbi jetën e tij dhe ka zbuluar edhe pengun më të madh ndonjëherë për të....

Kroaci/ Përfshihet nga flakët depoja e plastikës, mbyllen shkollat

Një zjarr i madh shpërtheu në mëngjes në një depo plastike në qytetin lindor kroat të Osijekut, i cili më pas u përhap në...

Lajme të tjera

Web TV