“I rrofshin vendit paradat që bëhen për gratë”/ Fajtorë janë të gjithë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Duhet të na bëjë të mendohemi mirë, ngjarja e pardjeshme që përfundoi me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura.

Të mos merremi me gjurmët por me ujkun.

Pse është liruar autori kur ka qënë i denoncuar në polici për dhunë thonë. E thjeshtë, sepse bashkëjetuesja e autorit të ngjarjes e ka falur këtë të fundit pas denoncimit që i kishte bërë për dhunë, pra nga deklaratat e saj ai është lënë i lirë. Masat që merren në raste të tilla janë qesharake. Asgjë nuk ndryshon duke e marrë dhunuesin dhe duke e mbajtur 1 orë apo më shumë në polici. Nesër prapë do shohim histori të ngjashme.

Modeli dhe edukimi janë themeli i gjithçkaje.

Nuk ka ditë mos shohësh në mediat tona të promovohen lloj lloj modelesh destruktive. Janë këto formatet e dëmshme dhe vanitoze që pushtojnë çdo natë ekranet dhe që nuk promovojnë asnjë vlerë.

Para pak kohësh dy vajza të showbizzit rrëfyen në një prej këtyre formateve se si ishin dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga partnerët e tyre. Në vend që të denonconin dhunuesin dhe të largoheshin nga marrëdhëniet abuzive ato kishin qëndruar vite të tëra (për hir të dashurisë) nën umbrellën e dhunës.

Askush nuk foli për dhunën, kurse vajzat u bënë heroina nga opinioni publik vetëm sepse kishin duruar tmerrin dhe në fund kishin dalë më të forta. Mediat vrapuan të nxirrnin lajmet e radhës, për klikimet dhe përfitimet e radhës. Këto janë ato modelet e silikonit, banalitetit, antivlerës, që shohim përditë dhe që më pas çojnë ose drejt nënshtrimit ndaj dhunës ose edhe më keq drejt fundit.

I rrofshin vendit paradat që bëhen për gratë dhe të drejtat e tyre dhe organizatat që i organizojnë.

Lexo edhe :  Edhe sot me çadër me vete, priten reshje shiu me intensitet të lartë

Fajtorë janë të gjithë, shteti që duhet të ashpërsojë ligjin dhe kush merr jetë nuk duhet të dalë më nga burgu. Mediat që për hir të fitimit nuk duan t’ia dinë për asgjë tjetër dhe që me kohë kanë hequr dorë nga misioni i së vërtetës dhe vlerës. Shoqëria që hesht pothuajse për gjithçka dhe reagon me postime facebook-u vetëm kur ndodhin raste makabre. Institucionet përgjegjëse publike ose jo për çështjet e dhunimit të grave, psikologët, punonjësit socialë po ashtu.

Edukojini këta njerëz dhe sidomos gratë e këtij vendi, të mos tolerojnë asnjë lloj dhune qoftë verbale apo fizike, e jo më të falin dhunuesit.  Edukojini të duan, vlerësojnë dhe respektojnë veten dhe integritetin e tyre. Edukojini burrat ti duan gratë, ti respektojnë, të mos i konsiderojnë kurrë si pronë dhe të mos u duket normale që ti shtrojnë në dru. Edukojini njerëzit e këtij vendi që të kuptojnë se liria dhe jeta janë të shenjta, nuk mund t’i cënosh. Edukojini që të kuptojnë se dhuna nuk është kurrë zgjidhje, por një plagë që nuk ka shërim. Ndaloni promovimin e çdo lloj antivlere, jepni modele konstruktive, duke prioritizuar të rinjtë sepse ata janë të parët që joshen, ndjekin dhe ndikohen nga modelet që shfaqen nëpër ekrane. Mos u jepni modelet e shpërfytyrimit, e parave të lehta me kosto të rëndë, e kriminelëve, e vulgaritetit. Dhe edhe nëse ky vend të ofron vetëm modelet e mësipërme, tregojauni vetë rrugën e duhur, bëjini të kuptojnë dhe të mësojnë që njerëzit në jetë duhet të kërkojnë të tjera misione, të shohin të tjera ëndrra dhe të veprojnë ndryshe.

Të fundit

Sevilla mposht Romën me anë të 11-të metërshave dhe shpallet kampione e Europa League

Sevilla në qiellin e shtatë. Skuadra andaluziane triumfon në finalen e Europa League-s ndaj Romë në ruletën e penalltive,...

“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News....

Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar...

Komandanti i KFOR-it/ Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për viktimat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për...

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas...

Lajme të tjera

Web TV