Berisha për Kim: “U bë gjallë McGonigali me fustan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër në qëndrimet e tij ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ai e ka cilësuar si “McGonigal me fustan”, duke e akuzuar kryediplomaten amerikane në vendin tonë si të lidhur në interesa korruptive me kryeministrin Rama.

Në të gjitha reagimet që u bënë nga përfaqësursit e partive që u takuan me ambasadoren amerikane Yuri Kim në asnjë fjalë nuk u përmend skandali, i cili përfshiu dhe kreun e qeverisë Edi Rama çështja e McGonigal. Por kjo gjë nuk i shpëtoi Sali Berishës, i cili ka një oqean akulli mes tij dhe Kim. Lideri i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha, reagoi nga Mallakastra pas takimeve që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kryer me partitë e ndryshme politike në vend. Kim nuk ka folur asnjëherë për këtë skandal dhe as për “rrëmojën” që u krijua në Kuvend nga opozita për këtë çështje. Pas dy muajsh e bë e gjallë sot. Do i them një fjalë. Nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend sepse ishe e para që i urove Ramës zgjedhjet më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin”, tha Berisha. Sipas tij Kim është një McGonigal me fustan. “Mc Gonigal me fustan. Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin”, është shprehur Berisha mes demokratëve të Mallakastrës. Dje, ambasadorja takoi përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike, në veçanti kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Kim ka bërë apel që të parandalohet çdo formë presioni për të zbuluar si kanë votuar njerëzit, të hetohen raste e blerjes së votës dhe të garantohet siguria e të dhënave personale të qytetarëve. Berisha ripërsëriti deklaratat e tij, duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria u kthye nga vendi më i prapambetur në vendin me rrogat më të larta në rajon. “Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari”, tha ish kryeministri. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit, arriti botën digjitale dhe pati rrogat më të larta në rajon.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV