Varka e Noes në Vuçitol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RETROSPEKTIVA

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”
Një retrospektivë e viteve të nxehta 1996 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Para disa ditësh njëri nga të afërmit e Berishës paska shkruar një libër rreth këtij dhe me sa mbaj mend paska guxuar të shkruajë disi kështu: I shikoni këtë majë mali mbi Vuçitol ( fshati) dhe këtë shtëpi me frengji të Berishajve?! Këtu tregojnë se Noe dikur kishte lidhur Varkën magjike…
Kështu paska shkruar autori i librit
E lemë mënjanë naivitetin e një servili të pashembullt. Le të marrim seriozisht çfarë po ndodh mes këtij njeriu- kasandër dhe autor libri, me situatën e tanishme të Presidentit të Republikës. Këtij i nevojitet Varka e Noes. Aq shumë i duhet, saqë ndonjë mëngjes mund të ngrihet me ëndrrën për Varkën t’i kërkojë libër- shkruesit: “Ma bëj të vërtetë gënjeshtrën e Varkës së Noes”.
“Varka e Noes” që nga Bibla ka hyrë në fjalorin e politikës për tu shërbyer atyre që kanë mëkatuar me shtetin dhe me politikën. Berisha, si i vetmi përfaqësues legjitim i shtetit pa institucione, e ka futur orientimin qeverisës në të tilla labirinthe, saqë i nevojitet Varka.
Praktikisht, është këputur linja që ushqente trurin perendimor se “shteti në Shqipëri punon në favor të demokracisë”. Përkundrazi, tashmë dihet se ndodh e kundërta. Vetë “Zeri i Amerikës”, pardje përdori fjalorthin “parlamenti i vetëshpallur shqiptar”. Mbas katër muajsh mund të nodhë që tërë Bota qytetare të përpunojë fjalorthin “presidenti i vetëshpallur Berisha”.
Atëhere ky do të ishte fundi i çdo grimce shteti legjitim. Vendi ku sundon Berisha ka marrë mallkimin të quhet një “precedent i vjedhjes së votave”. Investitorë të huaj nuk mund të ketë, sa kohë që fajdet gëlltisin paratë dhe shpresën ekonomike të qytetarëve. Qeveria e vetme e botës që po e fillon vitine ri pa aprovuar buxhet është Shqipëria. Arka e shtetit është boshatirur. Kanalet e ndihmave monetare me jashtë janë mbyllur. Nga brenda po ngrihet vala e mosdashjes popullore për ekipin dhe stilin berishian.
Si mund të kalohet kjo situatë? Varka e Noes është e vetmja shpresë.

Lexo edhe :  Rama e fitoi 'bastin' me Athinën

Dhjetor 1996

LONDRA KËRKON “BLACK OUT” ME TIRANËN

11 deputetë të grupit të laburistëve në Parlamentin anglez, dje lëshuan një Mocion ku i kërkojnë qeverisë dhe më gjërë politikës së Mbretërisë së Bashkuar, që të ndërpresin lidhjet me “qeverinë e infektuar” shqiptare. Shqipëria, përmes modelit të qeverisë, ekspozohet si një “zbulim” prehistorik, me virusin satanik që dikur kishte ndotur botën shtetërore deri afër zhdukjes. Mortaja e korrupsionit të papërmbajtur qeveritar dhe e varfërimit të skajshëm popullor; “shejtanllëku” për të peshkuar në hedhurinat e historisë fajdetë piramidale, me qëllim grabitjen shtetërore të individëve; pjesëmarrja hapur në trafikun e armëve, drogës, klandestinëve, karburanteve dhe helmeve – këto shenja kanë dalë në skopinë që i bëri Bota organizmit të sëmurë shtetëror.
Sapo shqiptarët dhanë larmin për fatkeqësinë e tyre, më anë të demonstratave masive, menjëherë qytetërimi i përparuar mbylli qepenat në drejtimin e Shqipërisë. Këtë e njoftoi Anglia, por ka njoftuar edhe Italia, Franca, Gjermania dhe Amerika edhe pse e angazhuar hap pas hapi. Edhe burrat më të “dashuruar” pas Berishës deri në dobësi njerëzore, si anglezi Xhefri Pati, etj., tani ndiehen të turpëruar dhe para përgjegjësisë për papërgjegjësinë e treguar.
Pse është mbështetur qeveria shqiptare përballë popullit të revoltuar, kur Perëndimi kishte mjaft të dhëna mbi “mortajën” e qeverisë shqiptare, sipas lordëve anglezë?! Kjo është, në esencë, kërkesa që po bën brenda për brenda politika Perendimore, duke vështruar nga larg Shqipërinë.
Ndërkohë që politika zyrtare shqiptare, kishte gënjyer me tonelata, sikur Perëndimi po pikonte në mjaltë për zbulimin “Berisha”. Mashtrimi i gjatë na kushtoi kaq shumë. Tani kur në vend të Zairesë apo Ruandës, në ekrane apo gazeta, bota gjenë “Albania”, ne ndodhemi nën rrezikun e izolimit të frikshëm.
Civilizimi përparimtar do të përpiqet të mbajë qeveritë e veta larg shembullit të Shqipërisë, me qëllim që të mos u infektohet shteti.

Shkurt, 1997

Të fundit

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie. I...

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Verissimo”, ka zbuluar...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Lajme të tjera

Web TV