Programi “EU4Schools”/ Dy shkolla në Bashkinë Lezhë janë pjesë e këtij programi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për ndërtimin/riparimin e dy objekteve arsimore, pjesë e Programit “EU4Schools”/ “BE për shkollat”.

Më konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, ku përfitojnë 631 nxënës, 38 mësues & 60,000 banorë të komunitetit; si dhe riparimin e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, ku përfitojnë 179 nxënës, 47 fëmijë, 17 mësues & 8,100 banorë të komunitetit.

Sipas PNUD Shqipëri, këto janë dy prej 15 objekteve, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi/riparimi në kontekstin e  Programit “EU4Schools”, të cila po ndërtohen/riparohen bazuar në dy parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, duke siguruar standardin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit, fëmijët, mësuesit dhe mbarë komunitetet e prekura.

Në fokus të Programit “EU4Schools” është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani, në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 39 objekte arsimore.

Për më shumë rreth këtij programi dhe për t’u informuar në kohë reale mbi ecurinë e tij, ju ftojmë të ndiqni edhe portalin e transparencës: https://eu4schoolsportal.al/

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV