Berisha: Më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë! E kemi detyrim që të ndalim shpopullimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dibra, kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri një thirrje për të ndalur shpopullimin e vendit.

“Ne mblidhemi sot për të paraqitur para jush kandidatin e opozitës shqiptare, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Peshkopisë, zotin Ismail Uka. Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndeshmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju.

Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë, megjithatë fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson fitoren e tij, por u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren.

Pati një rezistencë ndaj primareve. Në zona të caktuara më kërkonin me çdo kusht që të hiqnim dorë prej tyre. Por kurrë nuk u tërhoqa për të qenë besnik ndaj jush. Sot ne, nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë, kandidatë të anëtarëve, mbështetësve të PD-së.

Kjo e bën Ismailin, e bën Defrimin, e bën Skënderin, Bedriun, të gjithë kandidatët tanë kudo që janë, dy herë më të përgjegjshëm para jush. Ju garantoj ju se ata do jenë shërbëtorët tuaj, se ata do punojnë së bashku me ju për një model të ri, për një ndryshim të madh që ka nevojë jetike Dibra, që ka nevojë jetike Shqipëria. Se ata do përdorin me transparencë të plotë çdo qindarkë të taksave tuaja, të gjitha burimet që mund të sigurojnë për t’i kthyer në mbështetje të jetesës aty ku jeni.

Dibra ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale të mëdha. Por mbi të gjitha pasuria më përrallore janë dibranët, mendja e tyre, shpirti i tyre. Unë kam besim se me 14 maj, ju do votoni ndryshimin, do votoni për Dibrën, do votoni për Shqipërinë.

Të mos harrojmë se me 14 maj janë vërtet zgjedhjet për qeveritarët vendore, por me 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë. Më 14 maj, çdo dibran dhe çdo shqiptar, me votën e vet, vendos, firmos fatin e Shqipërisë, vendos të ardhmen e Shqipërisë.

Nëse analizojmë situatën tonë, ne jemi në një rrokullisje që nuk mbahet mend. Dibra po pakësohet dhe shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme. Po kështu Shqipëria. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij kombi, nuk janë larguar në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve. Asnjë luftë, asnjë betejë, asnjë fatkeqësi, asgjë nuk ka përzënë shqiptarët nga trojet e tyre sa ka zënë ky regjim në 8 vite.

Po pse, çfarë ndodh?

Në rrafshin politik ka ndodhur një mynxyrë e vërtetë. Në Shqipëri është vendosur monizmi. Edi Rama kontrollon sot çdo pushtet në vend, përveç bashkisë në Shkodër. Edi Rama kontrollon sot 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991. Rama kontrollon çdo pushtet dhe i përdor ato në shkelje flagrante të ligjeve dhe të Kushtetutës.

Në rast se ju bëni këtë analizë, atëherë për çdo shqiptar është e qartë, monizmat në histori kanë qenë dramat më të mëdha të kombeve. Ky monizëm i dytë po na përzënë nga trojet. Po në përzë në një mënyrë të pamëshirshme.

A do vazhdojmë ne ta braktisim këtë vend, i cili ka çdo pasuri, i cili ka kapacitete dhe pasuri për 10 herë më shumë shqiptarë sa ç’janë sot. A është kjo një thirrje që vjen nga thellësitë e kësaj toke? Sikur Shqipëria të ishte zë, a nuk do ushtonte në katër anët me thirrjen: pse po braktisni, pse po largoheni? Nëse në 8 vite u larguan 1 milionë, çfarë do ndodhë me ne pas 8 vitesh të tjera, pas 16 vitesh?

Si mund të pranojmë ne një situatë të tillë? A duhet ne të blejmë dhe shesim vota apo duhet të përzëmë këtë regjim monist, i cili po sillet me shqiptarët më keq se çdo pushtues. I cili po përzënë shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër.

A mundet ne të rrimë soditës? A mundet ne të vazhdojmë të përgjumur? A mundet ne të vazhdojmë të shesim votën me 100 euro apo 300 euro? Ne nuk mund të mashtrohemi nga njerëz pa moral. A duhet të flasim me veten tonë të gjithë se cilat janë përgjegjësitë tona? A duhet të ndalemi pak te detyrimet që kemi ndaj fëmijëve tanë?

Koha thërret çdo shqiptar, t’i dëshmojë një grimë dashuri Dibrës dhe Shqipërisë. Se meriton shumë më tepër. Fajin e ka regjimi i Edi Ramës, faj kemi edhe ne nëse nuk e ndëshkojmë me votën tonë. Të mos bëhemi bashkëfajtorë në këtë dramë kombëtare,” tha Berisha.

Lexo edhe :  Nesër Tirana binjakëzohet me Venecian/Veliaj: Ky bashkëpunim mes nesh do jetë i frytshëm


 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV