Vulë pa parti dhe parti pa vulë që i vulos fitoren Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në javët në vazhdim, liderët kryesorë të politikës do të zbresin në qytete të ndryshme të vendit për zgjedhjet lokale me premtime dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Tre figurat kryesore të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë sërish përballë qytetarëve që i ndjekin për mbi dy dekada. Mbi zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet lokale të 14 majit, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Tragjike për vendin që mbetet pa opozitë të përfaqësuar dhe komike për aktorët që drejtojnë PD-në duke u shqyer për vulën një vit rresht dhe kur vjen momenti që e sigurojnë, nuk kanë me se çfarë të vulosin. PD shkon më shumë se e përçarë në zgjedhjet lokale të 14 majit me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, që mban vulën por nuk ka njerëz dhe me Berishën që ka njerëz por i ka marrë me “qira” vulën Ilir Metës. Tashmë nuk ka më pritje. Të gjithë kandidatët për kryetarë bashkish dhe të këshillave bashkiakë u zyrtarizuan nga KQZ.

Përjashtim bën PD e drejtuar nga Alibeaj që vendosi që nga 61 bashki të dalë me kandidatë në vetëm 16 bashki, madje gjashtë prej tyre dhanë dorëheqjen duke mbetur tashmë me dhjetë të tillë. Berisha nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës vijon të shpresojë se do të fitojë zgjedhjet në disa bashki kryesore të vendit.

Edhe pse tashmë e ka të qartë se përçarja brenda forcës që përfaqëson por pa “vulë”, mungesa e frymës së opozitarizmit dhe beteja e madhe sa ligjore aq edhe politike që “Grupimi Basha”, po ndihet poshtë në elektorat.

Lexo edhe :  Kiko zbardh misterin për kuajt e Skënderbeut

Duke përfituar nga kjo përçarje, kryeministri Edi Rama shkon i qetë në zgjedhjet lokale dhe nuk ka preferuar të bëjë surpriza të mëdha pasi rikanditdoi 45 nga 61 kryebashkiakët e tij. Edhe pse ka në favor kundërshtarin e dobët mazhoranca ka ditë që vijon me fushatën në çdo bashki të vendit me strukturat lokale dhe të deleguarit nga qendra që janë çdo ditë në terren.

Në kampin tjetër, Berisha duket aktiv në takimet me anëtarësinë e djathtë, Ilir Meta gjithashtu me strukturat, ndërsa PD-ja zyrtare e përfaqësuar nga Alibeaj edhe në zonat ku ka shpallur kandidatët e ka thuajse të pamundur që të kryejë takime. Këto zgjedhje për mazhorancën duken si të falura nga kundërshtari dhe kjo ndodh për të dyja zgjedhjet lokale radhazi.

Në vitin 2019 opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje duke i lënë terren të lirë PS-së e cila mori pa rivalë të gjithë bashkitë e vendit. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 14 maj PD shkon tërësisht e përçarë dhe po ia jep “fitoren në tavolinë” në pjesën më të madhe të njësive vendore në vend. Fushata zgjedhore dhe pritshmëritë mbi rezultatin komentohen për gazetën “Fjala” nga analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

 

 

 

 

Të fundit

Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Në orën 13:00, do të mbahet një seancë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se...

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”/ Ish-konkurentja e BBVA humb njeriun e zemrës

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP1” si dhe këngëtarja Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një...

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Lajme të tjera

Web TV