Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Territori Shqiptar që në orët e para të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore. Deri në orët e mesditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here pritet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.

Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, por orët e mbrëmjes do të theksojnë vranësirat dhe reshjet në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, ku pritet që vranësirat të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet më të shumta do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në Kosovë, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Një sistem i dendur vranësirash do të përfshij të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites në zonat Veriperëndimore. por në pjesën e dytë të ditës do të ketë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve, Ku pritet të ketë dhe kthjellime të pakta kryesishtë gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Evropa

Lexo edhe :  Qëndroi për më shumë se dy orë, del nga SPAK Engjëll Agaçi: U thirra për...

Skandinavia do të mbetet nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu si pasojë e zhvillimit të ciklonit të Islandës parashikohet që Britania e Madhe, Europa Qendrore dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Lindja e kontinentit do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

 

Të fundit

“62 fraktura në kokë”/ Robert Aliaj kujton tmerrin gjatë emigrimit në Greqi

Robert Aliaj Dragot, banori i ri i “Ferma VIP” ka folur për herë të parë për jetën e tij...

Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke dhënë një ide se si...

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të...

Pesë terma që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë...

Lajme të tjera

Web TV