A do të ketë reshje shiu? Ja kthesa drastike e motit për festën e Bajramit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë kemi kushte mjaft jo-stabile atmosferike për shkak të rrugëtimit të një cikloni të fuqishëm nga Deti Jon në drejtim të Detit Egje, por jo-stabilitetet atmosferike do të jenë të karakterit lokal.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten të martën dhe të mërkurën në shumë vise të rajonit tonë, ndërsa të enjtën cikloni largohet dhe do të kemi rritjen e përkohshme të presionit atmosferik ose anticikloni i cili megjithatë nuk do të jetë shumë i fuqishëm për të stabilizuar motin tërësisht.

Të enjten dhe të premten do të kemi shumë më shumë intervale kohore me diell dhe reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike.

Përkundër motit të mirë në disa vise do të ketë gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu.

Edhe në aspektin termik të enjtën dhe të premtën do të kemi rritje të temperaturave, veçanërisht të premten kur ato maksimale në Kosovë do të afrohen 20-shit.

Në Shqipëri temperaturat do të rriten mbi 20 gradë Celsius.

Sipas ecurive aktuale sinoptike rrebeshet e shiut pritet të kthehen përsëri nga e shtuna.

Të fundit

‘Ethet e Shqipërisë Turistike’: Tirana destinacioni i tretë pas Myhihut dhe Tokios


Duket se “Ethet e Shqipërisë Turistike” nuk janë më as një version i  filmit të famshëm të Travoltës. Sipas...

Google Maps zbulon përditësimin më të fundit

Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”. Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme,...

Turizëm në katër stinë/ Pushimet jo vetëm në verë, si ka ndryshuar trendi në Shqipëri

Jo vetëm turistët po e preferojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit por edhe vetë shqiptarët kanë ndryshuar mënyrën e planifikimit të pushimeve, më të shkurtra...

Stres dhe ankth për maturën, gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë

Gati gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë në provimet e maturës që janë planifikuar të nisin më 3 qershor. Një pyetësor i realizuar me...

Babai e qëlloi me plumb në bark, Rudina në gjendje të rëndë niset URGJENT drejt Tiranës

Rudina Musaku, e reja që u plagos pak orë më parë nga babai i saj me armë gjahu,  është nisur nga spitali i Lushnjes...

Lajme të tjera

Web TV