Stadiumi i boshatisur, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, e bëra me qëllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha u pyet nëse u ndje i zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tij në çeljen e fushatës, nga gazetari Arian Çani.

Berisha u shpreh se demokratët u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium dhe jo nga fjalimi i tij, ndaj dhe u larguan.

Ai tha se e bëri me qëllim këtë, pasi donte që të pranishmit të dëgjonin kandidatët për kryebashkiakë, pasi sipas tij, ata janë censuruar nga mediat.
Çani: A u ndjetë të zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj?

Berisha: Absolutisht jo. Ai takim, qëllimi ishte që të shikoj kamerën që ata 15 kandidatë të qyteteve kryesore të kishin mundësinë që të adresoheshin në kamera.

Unë ndoqa një model që nuk është ndjekur kurrë në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin që të ata të kishin kamera. Ata u mërzitën sepse kishin 5 orë aty.

Një model s’mund të krahasohet me një tjetër, ky model u zgjodh për herë të parë. Ishte zgjidhja ime nga censura që iu bëhet kandidatëve tanë. Ajo pamje madhështore që u hap takimi nuk ka ekzistuar më parë.

Të fundit

Stabilizohen çmimet e banesave/ BSH: Në Tiranë çmimet u ulën me gati 10%

Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar. Në bazë të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë çmimet kanë pësuar...

Tërbohet Putin, nuk do ta besoni sa ushtarë rusë humbin jetën në ditë që nga janari

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka humbur 450,000 ushtarë dhe 3,000 tanke, raporton gazeta The Sun. Goditja ndaj Vladimir Putinit, thotë raporti,...

Zotëronte disa makina, del në ankand vetura personale e Mbretëreshës Elizabeth

Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja. Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarkja e ndjerë...

Gjykata rrëzon Bardhin, nuk pranon kërkesën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD, për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar...

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare

Reperi i famshëm amerikan Snoop Dogg së fundmi ka filluar që të ndjek në Instagram një këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Kida. Ky...

Lajme të tjera

Web TV