Arsyet përse njerëzit bëhen më ‘gjaknxehtë’ kur ngrohet koha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit natyrshëm i gëzohen ardhjes së pranverës, për arsye të ndryshme.

Dita është më e gjatë dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Në këtë panoramë nuk ka asgjë të keqe, por psikologët kanë vënë re se me rritjen e temperaturave njerëzit bëhen më agresivë dhe më të dhunshëm. Sipas tyre, temperaturat e nxehta janë një sfidë e madhe për trurin e njeriut. Natyrshëm lind pyetja, çfarë ndodh në këtë kohë që i bën njerëzit të humbasin toruan, por edhe mendjen

Përse bëhemi më gjaknxehtë?

Teoritë e psikologëve për këtë reagim të njeriut ndaj temperaturave të nxehta janë të shumta. Njëra prej tyre bazohet tek fakti se temperaturat e larta dhe pamundësia për tu freskuar rregullisht shkakton parehati dhe shumë stres.

Njeriu e ka në natyrë dëshirën për të pasur kontroll mbi veten, të tjerët, ambientin dhe situatat e ndryshme. Temperaturat nga ana tjetër janë diçka që njeriu nuk i rregullon dot sipas dëshirës. Kësisoj, humbja e kontrollit shkakton zemërim, dhe ky i fundit shpërthen ndaj diçkaje ose dikujt tjetër.

Për shembull, nëse keni ngecur në trafik në pikë të vapës, gjasat janë të larta që të bini pre e zemërimit dhe të acaroheni ndaj të tjerëve.

Zemërimi, mund t’ju shtyjë të merrni vendime të nxituara e të papeshuara mirë, pasojat e të cilave më pas shkaktojnë më shumë zemërim. Faktorë të tjerë që kontribuojnë në përkeqësimin e humorit në stinët e ngrohta janë: mungesa e gjumit si pasojë e vapës dhe dehidratimi.

Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet të marrin asnjë vendim të rëndësishëm për jetën kur moti është  i nxehtë, sepse gjasat janë të larta që do të pendohen më vonë. Nëse bllokoheni në trafik në pikë të vapës, mbani mend që edhe personi para jush që po i bie borisë si i çmendur, po përjeton të njëjtin zemërim, ndaj frenohuni nga çdo reagim i momentit.

Lexo edhe :  A e dini pse nuk duhet të porosisni kafe apo çaj në avion?

Si Të Frenoni Zemërimin

Ekspertët këshillojnë që të hidratoheni sa më shumë. Pini ujë dhe hani sa më shumë fruta, Nëse merrni ilaçe për tensionin e gjakut, do ju duhet të pini shumë më shumë ujë dhe lëngje. Mbi të gjitha, përpiquni të përqendroni energjitë tuaja tek disa aspekte të jetës të cilat janë nën kontrollin tuaj./AgroWeb.org

Të fundit

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ‘shpërthen’ ashpër: Do ju shaj gjithë jetën që…

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi. Pas kësaj, ai...

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara...

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

Nga Ylli Pata Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita...

Lajme të tjera

Web TV