Kreu i PD/ Basha, “gjenerali pa ushtarë” që rikthehet në betejën politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar takimet me të rinjtë, duke kapur kohë televizive në shërbim të zgjedhjeve brenda PD-së së mbetur. Premtimet e Bashës për “ndryshim kursi” dhe qëllimi për të rimarrë kryetarllëkun në një forcë politike që doli e dërmuar nga zgjedhjet lokale.

Pas një viti largim, ku më shumë ka jetuar jashtë vendit sesa në Shqipëri, ish-kryedemokrati Lulzim Basha po mundohet të tregojë se është një “lider” që kërkon ringritjen nga baza, duke takuar opozitarët e thjesht që tashmë janë në zhgënjim total, gati me shpresa të humbura për të ndryshuar pushtetin aktual. Në katër takimet e mbajtura Basha ka bashkëbiseduar me të rinjtë, duke përdorur një verb politik në dukje të ndryshëm nga i mëparshmi, por duksëhm pa asnjë product të prekshëm. Edhe pse pa asnjë pozicion, Basha përveç se si deputet e sheh veten si një drejtues i Partisë Demokratike me zgjedhjet që do të bëhen për kreun e saj. Përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, Lulzim Basha, ia njeh vetes si provë të lidershipi, ndonëse akti i fortë solli pasoja për partinë. “Nuk pranova të jem lider i rremë”, tha ai në një takim me të rinjtë në Vlorë, ku u tregoi projektin për rikthimin e tij në politikën aktive. Basha pohoi se nuk është penduar për vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 dhe i bën thirrje Berishës që të ndjekë shembullin e lidershipit të tij dhe të bëj një hap pas për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve. “Sa më shumë kohë që kalon aq më i bindur jam se vendimi i 9 shtatorit ishte vendim i drejtë dhe mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është se ky vendim mund të ishte marrë edhe më herët për t’i çliruar demokratët nga pesha e rëndë e të kaluarës. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur, ndaj dhe sot të hedhësh hapin e duhur është të reflektosh dhe rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet, kurrë nuk është vonë”, është shprehur Lulzim Basha para të rinjve vlonjatë. Heshtja njëvjeçare pohon se i ka shërbyer për reflektim dhe për të parë më mirë problemet e politikës, por dhe të mendojë për zgjidhjet. Sipas tij, numri i ulët i votuesve në 14 Maj tregoi se besimi tek politika është ulur shumë dhe kjo e bëri që të rikthehej në skenë. “Në 14 maj kemi arritur në pikën më të fundit, por çfarë duhet të bëjmë të ringjizim te politika, jo si një mjet për t’i shërbyer një grushti njerëzish, por si një mjet për t’i shërbyer qytetarëve që nuk besojnë më që ky sistem politik me rregulla të pabarabarta, të padrejta u shërbejnë atyre”, tha Basha. Listat e hapura, vetingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë zgjidhja për krizën politike sipas ish-kryetarit të PD. Për t’i bërë realitet Basha i lë vetes afat zgjedhjet e vitit 2025 dhe shton se gjithçka do të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Ngjela plas 'bombën': Ja 3 emrat “VIP” që nuk shpëtojnë dot nga arrestimi i SPAK

Takim me të rinjtë

Në katër daljet që Basha është shfaqur në një lloj fushate ka zgjedhur të bashkëbisedojë me të rinjtë, duke mbledhur jo më shumë se 50 dëgjues, që vijnë kryesisht nga radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Edhe pse me një skenar të qartë, Basha edhe në këto takime të organizuara nuk i ka shpëtuar pyetjeve të drejta të të rinjve të cilët nuk përkrahin “Grupin e Rithemelimit” me lider Berishën, por janë dukshëm edhe të pakënaqur nga Basha, i cili edhe pse kritikon “Berishizmin” si fenomen dhe formë që nuk shkëputet nga kryetarlleku, edhe vetë është në rrugën e tij. Pyetjeve se PD-ja dhe politika në vend do të mbetet në rrethin e tre katër emrave Berish-Rama-Basha-Meta, ish-kryetari për tetë vite i PD-së thotë se “nuk është si ata” dhe se ka ditur të tërhiqet. Mirëpo tërheqja e tij më shumë se lëvizje për t’i dhënë frymë tjetër PD-së, ishte taktike për tu rikthyer në një kohë të shkurtër. Priti pikërisht humbjen e opozitës në zgjedhje për të “riardhur si shpëtimtar”, ndonëse mban një pjesë të mirë të barrës së fajit për shkatërrimin e PD-së e cila tashmë jo vetëm është e përçarë por ka premisa që në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të përfundojë edhe më rëndë. Basha gjithsesi me veten I ka idetë e qarta, duke kërkuar të rimarrë atë “copëz partie”, e cila ka logo dhe vule, por me mungesë të theksuar elektorati. Prova ishin zgjedhjet lokale ku PD edhe në “mazhoritar” në këshillat bashkiakë nuk shkoi më shumë se 103 mijë vota në rang vendi. Basha megjithatë premton ringritje, por mënyrën për të shkuar deri aty ende nuk po e jep, duke mbetur me disa premtime të dorës së dytë si “listat e hapura”, “rihaopja e partisë”, apo “krijimi I frymës ndryshe të opzoitarizmit”. të gjitha këto duken një makiazh i lehtë në trupin e një njeriu që sëmundjen e ka të rëndë.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV