Të pestët në Evropë/ Sa shpenzojnë shqiptarët për turizëm jashtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave të “Eurostat” shqiptarët shpenzojnë rreth 145 euro për person kur udhëtojnë, qoftë jashtë apo qoftë brenda vendit.

Të dhënat e fundit të përditësuara për Shqipërinë i referohen vitit 2020 si të plotë. Në shifrën prej 145 eurosh përfshihen të gjitha shpenzimet për udhëtimin, me përjashtim të mallrave të qëndrueshëm dhe atyre me vlerë, pra blerje të mëdha, që mund të jenë personale apo dhurata.

Nga ana tjetër, shifra i referohet çdo udhëtimi mbi 1 natë, për çfarëdolloj qëllimi, që do të thotë se mund të jetë si 2 netë ashtu edhe 14 netë apo më shumë.

Ndërkohë që për shqiptarët shpenzimi mesatar për një udhëtim fiksohet në 145 euro, për një europian mesatar fiksohet në 306 euro.

Shqipëria renditet si vendi i 5-të nga fundit në Europë sa i përket shpenzimeve për udhëtim. Vetëm Letonia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Çekia regjistrojnë një shifër më të ulët shpenzimesh për udhëtim për qytetarët e tyre se Shqipëria.

Për Çekinë, vendin e fundit në këtë renditje, shifra fiksohet pranë 113 eurove për udhëtim.

Por, këto të dhëna i referohen udhëtimeve në çdo destinacion, pra edhe brenda vendit. Nëse shohim të dhënat që i referohen vetëm udhëtimeve jashtë, kuptojmë se shifra më shumë se dy-fishohet.

Në rastin e udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, mesatarisht shpenzimi për frymë ngjitet në 308 euro, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit europian fiksohet pranë 728 eurove. Në këtë rast, renditja na pozicionon në vend të 4-tët nga fundit në kontinentin e vjetër. Të vetmit që shpenzojnë më pak se shqiptarët në udhëtimet e tyre jashtë vendit janë hungarezët, qytetarët e Maqedonisë së Veriut si dhe sllovenët.

Lexo edhe :  “Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 maj 2024

Për këta të fundit një udhëtim jashtë kushton mesatarisht 232 euro për frymë.

Në rast se do të fokusohemi te udhëtimet më të gjata, mbi 4 netë, shohim se shqiptarët jashtë shpenzojnë mesatarisht 405 euro për frymë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në mbi 900 euro për frymë.

Ndër të tjera, shifrat na japin një panoramë të qartë edhe sa i përket shpenzimeve të udhëtimeve sipas gjinisë. Meshkujt shqiptar shpenzojnë më shumë se femrat kur udhëtojnë jashtë, 353 euro për frymë, kundrejt 260 eurove për frymë.

Edhe sa i përket nivelit të arsimit ka diferenca të ndjeshme në shpenzime. Për ata me arsim të lartë mesatarisht shpenzimet për frymë fiksohen në 407 euro dhe për ata me arsim të mesëm pranë 227 eurove.

Sa i takon ndarjes së shpenzimeve për udhëtime jashtë, statistikat e Eurostat, të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se, pjesën dërrmuese e zënë restorantet dhe kafet, me 138 euro nga 308 në total, ose 45% të totalit.

Më pas ndjek akomodimi, me 84 euro, ose 27%. Shpenzime të tjera ekstra vijojnë me 67 euro, ose rreth 22%.

Transporti është zëri që ka peshën më të ulët, me vetëm 20 euro për frymë, ose 6.5%, çka sinjalizon se pjesa dërrmuese e udhëtimeve jashtë të shqiptarëve kanë destinacion vendet fqinje, ku transporti me automjetin personal është më i aksesueshëm.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV