Një ditë më parë, Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrë në spitalin Agostino Gemelli në Romë.
Sipas mediave vendase, problemi ka lindur si pasojë e një operacioni të mëparshëm të cilit i ishte nënshtruar Papa dy vite më parë. Ai pritet që të qëndrojë në spital për disa ditë.
Kirurgu Sergio Alfieri, i cili kreu operacionin tha për mediat italiane se Papa është në gjendje të mirë.
“Ati i Shenjtë është mirë, është zgjuar dhe vigjilent”, tha mjeku. Selia e Shenjtë shpjegoi se ai iu nënshtrua nën anestezi të përgjithshme një laparotomie dhe një operacioni në zorrën e trashë.
Drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni tha: “Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhei falënderon të gjithë për mesazhet e shumta që i mbërritën menjëherë”.