Cristiano Ronaldo i ka “dhuruar” trofeun e parë ndërkombëtar skuadrës së tij Al Nassr, pasi mposhtën Al Hilal në finale të Kupës së Klubeve Arabe.
Al Hilal shënoi i pari me anë të Michael në minuan e 51-të, kur Malcom dha një asistim perfekt.
Më pas, Al Nassr mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Al Mari u përjashtua me karton të kuq në minutën e 71-të pas ndërhyrjes ndaj Malcom.
Tre minuta më vonë, Ronaldo barazoi shifrat në 1-1 me një asistim fantastik nga Al Ghannam.
Ndeshja më pas shkoi në kohën shtesë, dhe Ronaldo sërish tundi rrjetën, për rezultatin 2-1 në minutën e 98-të.
Përkundër se ishin me dhjetë lojtarë të mbetur në fushë, Al Nassr ia doli ta fitonte trofeun, që është i pari për Ronaldon, pas lëvizjes së tij në janar te skuadra arabe.