“O do jem politikan, o do shes shalqi”/ Saimir Korreshi flet për DWS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

olitikani i pazakontë, Saimir Korreshi, do të jetë këtë sezon pjesë e emisionit “Dancing with the Stars” në Top Channel.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Korreshi foli më tepër rreth kësaj sfide të re që ka marrë përsipër dhe shpjegon se si e pritën kolegët e tij një vendim të tillë.

“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë.

Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qef shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi.

O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë,” tha Korreshi./   S.M

Të fundit

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka...

Studimi i ‘PISA 2022’ për rezultatet e dobëta të nxënësve, gishti drejtohet nga mësuesit!

Rënien drastike e nivelit të nxënësve në Raportin “Pisa 2022”, ekspertët ia atribuojnë ndër të tjera mungesës së trajnimit të mësuesve dhe nivelit të...

Inteligjenca artificiale vjen me risi edhe në modë, krijohet copa që ndryshon ngjyrë

Mendoni një botë ku mjafton një gjest i thjeshtë me duar dhe mund të ndryshoni ngjyrën e veshjeve në çfarëdo që ju pëlqen. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV