Një tjetër talent në familjen Lipa! Vëllai i Duas në hapat e të motrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër artist në familjen Lipa. Dukagjin Lipa nga shumë mund të njihet si babai i Dua Lipës, por ai është marrë me muzikë që në moshë të hershme. Dukagjini themeloi grupin “ODA” në vitet ’80, dhe ishte vokalisti i atij grupi që performonte muzikë të zhanrit ‘rock’.

Më pas gjatë luftës, ai u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar, ku ëndrrën e tij e ndoqi Dua, e cila është sot një nga princeshat e popit në botë.

Edhe pse jo në botën e muzikës, vajza tjetër e familjes, Rina është po ashtu pjesë e botës së artit. Prej vitesh ajo është modele dhe po ashtu aktore duke siguruar role të rëndësishme.

Dhe tani, i vogli i familjes ka hedhur rrënjët e para në muzikë. Gjini, vëllai 17 vjeçar i Duas, ka prodhuar këngën e tij të parë. Teksa mbetet për tu parë nëse është po aq i talentuar në këndim sa Dua, si producent ai mban tanimë firmën e tij të parë.

E në fakt po flasim për një bashkëpunim me tre prej reperëve më në zë britanikë, dyshja A1 X J1 dhe Aitch. Ata kanë publikuar së fundmi këngën ‘Scary’, bashkëproduecent i të cilës është edhe Gjini./E.Ç

Të fundit

Pronar i 11 restoranteve dhe hoteleve, shqiptari kandidon për Parlamentin Europian

Muharrem Salihu është sipërmarrësi shqiptar që kandidon për Parlamentin Europian. Ai është kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet...

E zbulon Ilir Meta: Ja kur do të largohem nga politika

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se kur do të largohet nga politika. I pyetur nga Alban Dudushi, se “në...

Bota nuk ndryshon…!

Nga Spartak Ngjela E vetmja gjë e sigurt që dimë sot, është fakti absolut që njeriu është i vdekshëm. Bota nuk ndryshon, dhe ne po na...

Tragjedia në Shkodër/Drejtori i Policisë: Kemi dyshime, çfarë u pa nga kamerat e sigurisë

Shkodra u trondit nga një tragjedi e rëndë ku një nënë e re i dha fund jetës së saj në mënyrën më tragjike të...

Psikoanalisti i famshëm tregon gabimin që gratë bëjnë në një marrëdhënie romantike

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud ka lënë pas shumë citate që do t’ju bëjnë të mendoni me kujdes për marrëdhënien tuaj me partnerin. Ai...

Lajme të tjera

Web TV