Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pse njerëzit toksikë ngjiten lehtësisht në krye?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor flet për mënyrën se si narcizistët dhe psikopatët gjenden shpesh në pozitat me pushtet, qofshin ato në politikë, biznes apo fusha të tjera të jetës.

Tejlor, që është profesor i psikologjisë në Universitetin e Lidsit në Angli, përdor termin “patokraci” për të përshkruar vende ose organizata që kontrollohen nga këta lloj njerëzish, të cilët kanë pak ose aspak ndjeshmëri për vuajtjet e shkaktuara nga vendimet e tyre.

Tejlor beson se kjo sjellje mizore është rezultat i shkëputjes së tyre nga humanizmi. Është e kundërta e dhembshurisë, e cila na lejon të ndjejmë dhe ndikohemi nga vuajtjet e të tjerëve.

Liderët që janë narcizistë ose psikopatë, sundojnë në një mënyrë patriarkale dhe hierarkike, dhe kanë një qëndrim agresiv ndaj atyre që i kundërshtojnë.

Gjithkush është me siguri në gjendje të përmendë më shumë se një shembull që i përshtatet këtij modeli.

Në librin e tij “Zgjuarsia e Psikopatëve”, psikologu Kevin Djuton argumenton se tiparet psikopatike janë shumë të zakonshme tek liderët e suksesshëm, pasi anomalia nga e cila vuajnë i ndihmon ata të arrijnë në krye. Sipas studiuesit të Oksfordit dhe Kembrixhit, udhëheqësit e patokracive kanë të përbashkët këto 6 tipare:

1. Ndikim social

Narcizistët dhe shumica e psikopatëve duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata e trajtojnë veten mirë para publikut, i cili i sheh si karizmatikë.

2. Nuk kanë frikë

Atë që qytetari i zakonshëm nuk do të guxonte ta thoshte, e shpreh natyrshëm një lider i tillë. E njëjta gjë vlen edhe për veprimet e tij, prandaj ky lloj udhëheqësi kryen zakonisht veprime të rrezikshme.

3. Janë imunë ndaj stresit

Këta liderë lulëzojnë në vështirësi, protesta dhe mosmarrëveshje, dhe u pëlqen të notojnë kundër rrymës. Ata ndihen si në shtëpi kur janë të rrethuar nga kaosi. Kjo u jep atyre një avantazh konkurrues ndaj kundërshtarëve më të butë.

4. Egocentrizëm makiavelist

Kushdo që drejton një patokraci, synon të gjejë vendin e tij në histori, pavarësisht se sa do t’u kushtojë viktimave, të cilat konsiderohen si një dëm anësor për një të mirë më të madhe.

Lexo edhe :  Pse bletët vdesin pas pickimit?

5. Mungesë konformizmi dhe rebelizëm

Ky tipar është vënë re tek Eduard Limonov, themeluesi i Partisë Bolshevike, që përshkruhej si një njeri që nuk e vriste aspak mendjen për pasojat e veprimeve të tij. Përpjekja për pushtimin e Rusisë nga Napoleoni apo Hitleri janë 2 shembuj të tjerë të njohur.

6. Ftohtësia

Tejlor përdor termin “shkëputje” për të shpjeguar mungesën e ndjeshmërisë së këtyre liderëve ndaj vuajtjeve të të tjerëve.

Tejlor thekson se shumë prej tyre kanë pasur një fëmijëri traumatike , qoftë për shkak të neglizhencës së prindërve apo nga të qenët dëshmitarë apo viktima të dhunës. Pasi ata zhvillojnë sjellje psikopatike, shumë terapistë besojnë se është pothuajse e pamundur t’i trajtosh ata, pikërisht sepse nuk besojnë se e kanë gabim, dhe aq më pak që janë të sëmurë.

Por nga ana tjetër, psikopatët mund të transformohen nga kontakti i drejtpërdrejtë me viktimat e veprimeve të tyre, siç është parë tek takimet midis terroristëve dhe të afërmve të viktimave të tyre. Por në përgjithësi a është e mundur të ndryshosh qasjen e një udhëheqësi patokratik?

Historia sugjeron që jo. Për shembull në vitin 1939, Mahatma Gandi vendosi t’i shkruante Hitlerit pasi mësoi për pushtimin e Çekosllovakisë. Ai e nisi letrën në mënyrë empatike:”I dashur mik, a do ta dëgjoni thirrjen e atij që e ka shmangur qëllimisht metodën e luftës, dhe e ka bërë këtë me një sukses të konsiderueshëm?”.

Nuk e dimë nëse letra mbërriti apo jo tek Hitleri, që nuk iu përgjigj kurrë. Por 1 një vit më vonë, Gandi u përpoq sërish me një letër të dytë, në të cilën i lutej Hitlerit t’i jepte fund luftës, duke iu drejtuar humanizmit të tij. Që të dyja përpjekjet dështuan, gjë që sugjeron se nuk është aspak e lehtë bindja e këtyre njerëzve për të reflektuar./   Përkthyer dhe përshtatur nga Focus.it     S.M

Të fundit

Provoni të dobësoheni me një mëngjes si ky i Beyonces!

Forma e admirueshme fizike e Beyoncé, duket se i detyrohet pjesërisht mëngjesit shumë të përshtatshëm që ajo konsumon. Këngëtarja...

Pse qafa dhe duart plaken më shpejt

A keni vënë re se lëkura në qafën tuaj po fillon të bie ndërsa lëkura në fytyrën tuaj duket e shëndoshë dhe e lëmuar?...

Pse hunda dhe veshët vazhdojnë të rriten deri në fund të jetës?

Mund të keni vënë re se si hunda e prindërve apo gjyshërve tuaj duket se përhapet ngadalë ndërsa ata plaken. Dhe një ditë, ndoshta...

Kamala Harris fiton mbështetjen edhe të dy këngëtarëve të njohur

Këngëtarja amerikane Billie Eilish dhe vëllai i saj, muzikanti Finneas, mbështesin Kamala Harris për të fituar zgjedhjet presidenciale në Shtete e Bashkuara të Amerikës. “Ne...

Fluturimi historik, kur avioni drejtohet familjarisht nga piloti me gruan dhe 3 vajzat

Një biznes familjar nuk është një koncept i ri, ku fëmijët shpesh ndjekin hapat e nënës dhe babait të tyre për të marrë përsipër...

Lajme të tjera

Web TV