Rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës/ Rama: Të rinjtë akses në 83 mijë libra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se tashmë të rinjtë kanë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e bibliotekës së Lushnjës, ku të rinjtë kanë tashmë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre, dhe për të kaluar kohë cilësore në mjedise moderne e dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Rikonstruksioni i bibliotekës, e konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme, u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”.

Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit ku të rinjtë mund të  lexojnë edhe libra online./e.t

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV