Shpenzimet e të arsimuarve më të ulëta se familjet me shkollim mesatar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja ekonomike e personave të arsimuar po rëndohet. Ata shpenzuan më pak në vitin 2022 krahasuar me 2021-shin.

Të dhënat e Instat tregojnë se familjet që kanë kryefamiljar me shkollë të lartë shpenzuan mesatarisht afro 107 mijë lekë në muaj, rreth 2% më pak se në vitin 2021.

Inflacioni jo i zakontë ku çmimet u rritën, mesatarisht me 6.7% ndikoi negativisht në xhepat e kryefamiljarëve të arsimuar dhe për rrjedhojë në përkeqësim të gjendjes së tyre ekonomike. Rënie të shpenzimeve pati dhe te familjet me kryefamiljar me arsim të mesëm. Një familje e kësaj kategorie shpenzoi afërsisht 85 mijë lekë në muaj, ose 3.2% më pak se vitit 2021.

Ndërkohë rritje të shpenzimeve, sipas anketës së Instat, pati vetëm për familjet pa shkollë dhe ato me arsim 8-9-vjeçar. Këto familje me kryefamiljar pa asnjë nivel arsimi shpenzuan 8.8% më shumë në raport me 2021. Rritja e shpenzimeve ishte më e lartë në familjet me kryefamiljar me arsim 8-9 vjeçar.

Kjo kategori shpenzoi mesatarisht 85.416 lekë në muaj në vitin 2022 ose 13.7 për qind më shumë se në vitin 2021. Kjo pasi modeli ekonomik që ka Shqipëria, gjeneron më shumë mundësi për personat e paarsimuar sesa ata të arsimuar. Tregu i punës ofron më shumë mundësi për profesionet që nuk kërkojnë kualifikim, e nga ana tjetër rritja e pagës minimale krahasuar me atë mesatare është rritur me ritme më të shpejta./O.S

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV