Berisha përkujton 33-vjetorin e Rilindjes Demokratike nga dritarja: Koha të ringrihemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Duke përfunduar, duhet të them dy fjalë edhe për 33-vjetorin. Duhet të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen time më të thellë të pakufishme për ata gazetarë, për ata studentë, por edhe për ata punonjës të Kombinatit Poligrafik, të cilët në një natë vërtet të bardhë, nxorën numrin e parë të Rilindjes Demokratike me datën 6 janar të vitit 1991. Ajo ditë ishte ndoshta si asnjë ditë tjetër. Ai mëngjes i ftohtë ishte ndoshta mëngjesi më i elektrizuar i këtij vendi dhe i këtij kombi. Njerëzit e etur për fjalën e lirë, pritën gjithë natën në katër anët e vendit publikimit të saj.
Është në nderin e atyre që e publikuan, është në nderin e atyre intelektualëve të cilët u rreshtuan në anën e vërtetës dhe e shndërruan Rilindjen Demokratike jo vetëm në një zëdhënëse të PD-së dhe pluralizmit, por në një zëdhënëse të fuqishme të të vërtetave shoqërore, politike, kombëtare të shqiptarëve. E shndërruan Rilindjen Demokratike në një mjet anticensurë të fuqishëm. E shndërruan Rilindjen Demokratike në një avokatë të pamposhtur të interesit kombëtar. Ndaj dhe koha na fton të ngrihemi dhe njëherë, të mos ecim si somnambul. Të mos mashtrojmë vetën. Sot ka vetëm një rrugë: përballja me Edi Rama, përballja me të keqen. Rroftë liria, rroftë fjala e lirë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!” -tha Berisha./O.S

Të fundit

Kiara Tito na prezanton me vogëlushen Luna Mari, publikon foton e së bijës

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli para disa kohësh u bënë për herë të parë prindër të një vajze. Pas lindjes...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ne magnitudë 4 Rihter ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kretë të Greqisë. Sipas institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34...

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Le ta pranojmë që bizhuteritë prej ari janë të bukura dhe me vlerë jo vetëm shpirtërore për disa njerëz, por edhe materiale pse jo....

A ka pasur mesazhe mes saj dhe Romeos? Erjola zbulon si qëndron e vërteta

Ish banorja e Big Brother VIP3, Erjola Doçi e cila u skualifikua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur sot nga moderatori...

Xavi i përgjigjet talentit brazilian: “Polemika të kota, nuk parashikohej të ishte këtu”

Ditët e fundit në ambientin e Barcelonës po diskutohet shumë rreth Vitor Roque. Sulmuesi u afrua në merkaton e janarit në Katalonjë nga Athletico...

Lajme të tjera

Web TV