A po ia djegin mandatin Berishës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, rrezikon të humbë mandatin e deputetit pas pesë muajsh. Paradoksi ligjor me ish-kryeministrin. Gjykata nuk i lejon komunikimin me persona të tjerë përveç familjes, por ai gëzon mandatin e deputeti dhe ka “detyrim” që të komunikojë me zgjedhësit. Arresti i shtëpisë që pritet të “djegë” deputetin Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha mund të shkojë drejt djegies së mandatin të fituar në vitin 2021 në Tiranë. Sipas rrjedhjes së ngjarjeve dhe problemeve me drejtësinë, Berisha mund të ketë fatin e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ku ky i fundit në Shqipëri ka masën e sigurisë arrest me burg, por ende institucionet kompetente nuk e dinë ku ndodhet ministri i Qeverisë Rama3. Ahmetaj nuk e humbi mandatin se ishte me këtë masë, por ai e humbi pasi për 6 muaj rresht nuk ka marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Këtë fat pritet të ketë edhe Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” nën hetim nga SPAK për “korrupsion pasiv”. Pavarësisht se ish-kryeministri nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë vetë nga mandati, rrethanat që po i krijohen mund të çojnë në vendimin që Berisha të mos jetë më deputet, por për të shkuar deri në atë pikë duhet pritur të paktën gjashtë muaj. “Dorëzimi” i mandatit bëhet kur krijohen një prej tre arsyeve të sanksionuara në kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit. E para nëse deputeti dorëzon vetë mandatin për arsye personale, dyta nëse kapet në fragrancë duke kryer një vepër penale dhe e treta nëse për 6 muaj rresht nuk shkon në Kuvend. Pikërisht Berisha rrezikon të tretën. Duke qenë në masën “arrest shtëpie”, Berisha nuk do të marrë pjesë në Parlament dhe kjo kohë nuk i dihet se sa do të zgjasë, e nëse do të zgjasë sapo të kalojë muajin e gjashtë, atëhere mandati i tij bazuar në procedurën dhe rregulloren e Parlamentit do të humbë mandatin. Por nëse Berisha bën kërkesë për të ushtruar vullnetin e popullit në Parlament? Paradoskalisht ka një ngerç jo ligjor. Gjykata ka vendosur që Berisha të qëndrojë në arrest shtëpie dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç anëtarëve të familjes. Nga ana tjetër Berisha është deputet dhe ka detyrimin ligjor, por edhe moral që për aq kohë sa është i zgjedhur të takojë zgjedhësit e tij, ose të komunikojë me ta në forma të ndryshme, si në rrjetet sociale, media, Parlament apo takime të drejtëpërdrejta. Berisha mund të shfrytëzojë këtë hapësirë ligjore për të kërkuar që i shoqëruar me punonjës policie të marrë pjesë në seancat parlametare dhe pas përfundimit të seancave të ridërgohet po nën shoqërinë e policisë në banesë, ku duhet të zbatojë vendimin e gjykatës. Megjithatë gjasat janë që Berishës ti refuzohet çdo kërkesë për tu lejuar të paraqitet në seanca parlamentare.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, Rama nga Kukësi: 500 përfituesit e parë zero taksa për 10 vite

Kushtetuta

Në nenit 71 të Kushtetutës thuhet se mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Ai parashikon se kur deputetit i përfundon mandati në raste specifike. Sipas Kushtetutës mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, në rastet kur: kur ai nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;  kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në rastin e Berishës mund të rrezikojë mandatin nga pikat e fundit. në muajin dhjetor në seancën e fundit parlamentare u votua heqja e imunitetit të Berishës çka i hapi rrugë edhe arrestimit të tij. prej 10 ditësh Berisha ndodhet në shtëpi por ansjë ditë nuk e ka ndalur komunikimin me elektoratin dhe deputetët e tij.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV