Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i dhashë dot një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsyet përse Jennifer Aniston nuk ka fëmijë kanë qenë dhe mbeten objekt diskutimi. Ato u rikthyen në vëmendje me librin e Sarah Ditum: “Toxic: Women, Fame, and the Tabloid 2000s”. Ditum rrëfen historinë e Aniston dhe 8 grave të tjera që flasin për “ferrin e të qenit i famshëm”.

Ishte krijuar një ide mes një pjese të fansave se ylli hollivudian nuk kishte dashur fëmijë, por duket se Aniston në fakt qe përpjekur. Në 2017-ten, ajo u nda nga bashkëshorti Justin Theroux, por ndonëse u tha se ndarja kishte qenë paqësore dhe me miratim dypalësh, aktorja kishte kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë. Ajo pati rrëfyer sesi ishte munduar shumë në të 30-tat dhe të 40-tat e saj të mbetej shtatzënë. “Ishte një rrugë e vështirë për mua ajo e sjelljes në jetë të një fëmije. Pas vitesh e vitesh spekulimi, unë në fakt, kisha provuar cdo gjë: IVF-në, pija cajra kinezë, çfarë nuk bëra”, qe shprehur Aniston.

“Zoti na ruajt një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë”, tha Jennifer. “Dhe arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë dhe i dhamë fund martesës, ishte sepse unë nuk mund t’i jepja një fëmijë”./E.Ç

Të fundit

Theu vendimin/ Avokati: Berisha provokon, duhen marrë masa të kalohet në ‘arrest me burg’

Sali Berisha ka thyer për të disatën herë vendimin e gjykatës së posaçme. Nën masën e arrestit në shtëpi,...

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa k qenë në shkollë. Mësohet se...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut/ Bylykbashi: Takim i frytshëm!

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV