Ja pse Ilir Meta ishte njeriu i Berishës në PS, prapaskenat e historisë me Dritan Priftin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi ka skanuar profilin e Ilir Metës si politikan gjithë këto vite. Z.Klosi ka qenë ndër themeluesit e ish-LSI dhe e njeh mirë Metën. Në një intervistë për “Dritare.Tv”, ai u shpreh se tani sheh një Ilir Metë të transformuar. Në këtë situatë ai rrëfeu dhe historinë e ish-presidentit me Dritan Priftin dhe ditën që e bëri të braktiste LSI. Gjithashtu ka komentuar dhe aleancën me Sali Berishën, si edhe ka folur po ashtu për akuzat ndaj tij së fundmi se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

-Zoti Klosi, keni qenë ndër themeluesit e LSI-së, keni qenë bashkë më Ilir Metën në grup dhe ikët në momentin kur Meta u bashkua me Sali Berishën në 2009-ën. Tani shohim një Ilir Metë që nuk është ai që ndoshta ka qenë dhe atëherë, si e mendoni ju?

Për mua është tjetër fare sigurisht, nuk ka qenë në këto pozita që unë e shoh çdo natë në televizion. Pse po del shumë në një periudhë që ai si ka kartat tamam, me të po merret Prokuroria. Filloi t’i jap shenjat qëkur ka qenë në Presidencë, bëri një miting në mes të bulevardit të quajtur ‘2 Marsi’, ku kishte marr dhe disa figura publike. Një president nuk i bën ato gjëra. Tani është akoma më e rëndë situata, ku mesa duket ka probleme me Prokurorinë.

-Ka qenë një Ilir Metë i cili ishte më racional, më i saktë, një njeri që dilte më pak në media duke bërë këto gjeste, herë prej aktori e herë prej ylli basketbolli?

Ngritës peshash ka qenë ai, një sport i rëndë është. Unë e kam patur shef direkt kur ai ishte kryeministër, unë isha kryetar i Shërbimit Informativ me atë komunikoja pasi detyra ime kryesore ishte të mbaja lidhjet me qeverinë. Në atë periudhë ka qenë vërtetë serioz, e kishte marrë me seriozitet atë detyrë dhe them që e bëri pavarësisht se situata brenda Partia Socialiste në atë periudhë ishte goxha e vështirë. Ai u ndërrua me Majkon i cili u bë kryeministër për herë të dytë. Ishte serioz, nëse të jepte një detyrë Iliri, nuk harronte, të kërkonte llogari, pyeste, sqarime, që për mua ishte një gjë e rëndësishme, gjë që se kishin bërë të tjerët më parë.

-Në kohën e tij kishte kapërcime në karrierë të njerëzve, emërime nepotike, të miqve e të shokëve. Ky e futi i pari këtë teori që në kohën e tij?

Edhe sot ka të tilla gjëra, shohim papritur njerëz në poste të rëndësishme në qeveri që si kemi parë ndonjëherë, njerëz të ardhur nga jashtë.

-Po gjuha e tij anti-amerikane?

Ajo lidhet me situatën e sotme. Amerikanët sajuan reformën në drejtësi ku ai ishte kundër që në fillim, e miratuan dhe e përkrahin fortë Prokurorinë e Posaçme dhe Gjyqësorin. Ai e ndjen që e ka dhe me ata. Reforma në Drejtësi më shumë është e mbështetur nga partnerët tanë dhe më duket racionale pasi ndërkombëtarët duan partner serioz. Shqipëria me këtë nivel korrupsioni, duhet ndryshuar për të qenë partner serioz, ndaj mbështetja amerikane ndaj Shqipërisë është serioze e nuk po bëhet për spektakël, ndërsa këtu brenda bëhet për spektakël ku herë e përkrahin e herë jo.

-Berisha ka një damkë ‘non-grata’ nga amerikanët dhe kurrë si përmend amerikanët por thotë Rama ma ka bërë ndërsa Meta i përmend  e thotë nuk kanë ça më bëjnë mua amerikanët, nuk e di sa do t’u funksionojë kjo?

Meta di më shumë se ne për marrëdhëniet e tij me amerikanët. Ne shumë gjëra i marrim me mend, bëjmë komentatorin e të gjithë hamendësojnë më shumë ndërsa Meta i di tamam se cilat janë marrëdhëniet e tija me amerikanët. Kështu që duhet dëgjuar Meta.

-Po marrëdhënia e Ilir Metës dhe Sali Berishës?

Është një histori shumë e vjetër pavarësisht se ne e kemi ditur, unë e di të paktën që nga 97-a Meta ka qenë dashamirës me Berishën dhe e ka ndihmuar me informacione për PS.

-Meta është dhe njeriu që Berishën e futi në burg, e arrestoi për 4 orë…

Ajo nuk qe asgjë, për atë mund të bëjmë dakordësi vetë. Ato nuk ranë dakord pasi dukej që Berisha u çmend dhe u tremb me ça tregojnë policët e Drejtorisë së Tiranës, por 97-a është treguesi. Por nuk është ajo treguesi. Meta e ka pranuar vetë disa herë që e ka vlerësuar Berishën si politikan të madh. Për mua Berisha ka një faj shumë të madh, ai e futi këtë frymë konflikti të madh në politikën shqiptare, ai qëkur erdhi filloi reprezalja, jo vetëm për komunistët e regjimit të mëparshëm por dhe për kundërshtarët e tij, njerëzit e PS-së. E futi shefin e PS në burg me vite. Meta ka thënë unë Berishën e kam respektuar si politikan, është njeri që e mban fjalën.

– Kemi një marrëdhënie Berisha-Meta, marrëdhënie partnerësh apo një marrëdhënie e pro ri vartësi?

Jo, nuk janë në marrëdhënie e pro ri vartësi, sot janë partnerë pa diskutim. Është Meta që e ka pranuar që të votohet në partinë e tij edhe për Berishën në koalicion. Meta e ka ndihmuar, nuk është se janë vartës dhe epror por janë partnerë sot pavarësisht se PD është më e madhe e ka më shumë votues. Meta është përpjekur gjithmonë të përfitojë nga kjo situatë. Meta e ka thënë që do të përpiqem të dal në krye të Opozitës shqiptare.

-Mendoni që SPAK-u ka ça gjen te veprimtaria e Metës?

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

-Historia me Dritanin ka qenë e dhimbshme për ne që i njihnim dhe i kishim të dy në LSI. Në zgjedhjet e 2009-ës partia jonë mori 4 deputetë dhe nuk merrte më shumë. Qe një përpjekje për të ofruar biznesmenë në parti të cilët do të investonin, u krijua që përpara zgjedhjeve një situatë që për disa prej nesh ishte e papëlqyeshme. Ne ishim ndarë nga PS asokohe me idenë që PS po bënte kompromise me Berishën. Dhe nuk ishte më në pozitat e një partie të majtë, ndërkohë që nuk kaluan as 4 vjet dy zgjedhjeve, 2005 dhe 2009, situata po degradonte. Iliri na mashtroi të tërëve, i kërkuam llogari kur Dritan Prifti bëri një deklaratë që në fund të fundit unë kaloj dhe me Berishën. Dhe në mbledhje të Kryesisë u bë një mbledhje shumë serioze, Meta tha mos ia vini re tha se Dritani ka problemet e tij. Të nesërmen, dëgjojmë në media se ka një marrëveshje ku LSI-ja kaloi në koalicion me Berishën. Pas deklaratës që tha Dritan Prifti, të nesërmen pasi pamë koalicionin pa marrë asnjë vendim nga Kryesia kuptuam se ajo ishte parti e Metës, Kryemadhit e Priftit. U bë më pas një kongres që u miratua më pas, thash në mbledhje që mos e katandisni LSI-në SHPK me pak aksioner, ku kisha fjalën për Ilirin, të shoqen dhe Dritanin.

-E parë me syrin e sotëm, mendoni që ai koalicion ishte për të mirën e Shqipërisë pasi vendi duhej të shkonte në zgjedhje?

Vendi le të shkonte në zgjedhje, populli të lë të mendohesh. Nëse nuk bëhet dot një qeveri, le të bëheshin të tjera zgjedhje. Bëhen zgjedhje të reja në një kohë të shkurtër, jo se populli nuk ndryshon mendje, po populli do të mendojë në duhet t’jua japim njërit nga këto të palë që as njëra e as tjetra nuk po jep gjë, e lë të vendosi se kujt do t’jua japi. Kjo është ideja, ndërkohë që vendosi Iliri që do t’jua japim Berishës, nuk vendosi populli. Edhe përfitoi si parti, kjo ishte ideja. Nuk e kishim menduar si ide që do të përfitonte nga koalicioni me Berishën, ndaj u nda nga PS se nuk e mundte dot Berishën, e jo të ndihmonim Berishën për të qëndruar në pushtet. Është i hershëm bashkëpunimi i Ilirit me Berishën, tani doli hapur.

-Mendoni se Berisha do të rrijë akoma te Iliri dhe a ka Ilir Meta një parti të vetën, a i ka mbetur një bërthamë, ato 80-100 mijë vota që ka historikisht?

Unë nuk besoj, nuk e di kush mund t’i shkojë mbrapa. Meta në qoftë në qeveri me Berishën apo me Ramën, kishte 2-3 Ministri, kishte disa vende pune për të ofruar dhe kjo ishte ajo që Meta ofronte në tregun politik dhe atë të punës. Ndërsa sot nuk ka asnjë shans ku mediat po e thonë çdo ditë që ai nuk do të jetë i lirë por do jetë në punën e vetë. Nuk ofron gjë sot Meta. Nepotizmin e ka bërë ai me të shoqen. LSI-ja sot nuk është në një situatë të mirë, po tallen e qeshin me të. Më parë ishte serioz, i organizuar po ashtu dhe e shoqja, Ndërsa sot janë katandisur që po bëjnë çudira, kanë zgjedhur një metodë mbrojtje shumë absurde.

-Ka një akuzë për Ilir Metën që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?

Nuk e di, më duket është një lojë sesa është e vërtetë. Bashkëpunëtori i sigurimit, unë kam qenë kundra për ta përdorur si term pasi është një gjë shumë e rëndë. Sigurimi i Shtetit, ka qenë një pjesë e shtetit. Ishte partia në krye të atij shteti, ishte partia që i vendoste të gjitha, kështu ishte lidhja. Ishte shteti ai që i vendoste të gjitha, sigurimi i shtetit ishte maja e diktaturës së prolektoriatit.

-Dyshimet lindën në momentin kur Metës i kërkuan nga autoriteti i dosjeve të merrte dëshminë e pastërtisë dhe ky nuk e mori. Si e shpjegoni këtë?

Iliri është deputet që në 92-shin, në 95-ën pati një komision i cili u morr me dosjet. Dhe u krijua ai komision për të penguar plotë njerëz të rëndësishëm të Opozitës ndërsa Iliri nuk u pengua. Ka patur një komision Bezhani e kurrë nuk ma ka thënë këtë gjë se ndryshe do të ma thonte.

-Mendoni që vaji i kandilit të Ilir Metës si politikan ka marrë fund?

Nuk e di kush do i shkonte nga pas një njeriu që pretendon të bëhet i rëndësishëm nesër, duhet të kesh një minimum shprese se ai po ka diçka për të thënë. Por as Berisha e as Meta dhe të tjerë, kanë 32 vjet në pushtet dhe nëse në 32 vjet nuk ndjej që Meta e Berisha nuk kanë lënë diçka, që dinin më shumë gjëra se populli, do ta kishin bërë diçka. Unë nuk di vërtetë të kenë bërë ndonjë gjë. Këtu pushteti i ka marrë me vete, nuk e morën këto pushtetin, nuk e udhëhoqën këto pushtetin. Pushteti me varfërinë që ka në Shqipëria, me problemet klasike që ka Shqipëria, këto u morën me rutinë të përditshme. Me rutinë i dhanë zgjidhje problemeve të përditshme dhe nuk kanë patur asnjë vizion të qartë. Se ky shtet që është i varfër, nuk kanë menduar se çfarë të bëjnë, nuk kanë bërë negociata për në BE në gjithë këto vite./E.T

Të fundit

Konkursi që e duan të gjithë, gara se kush fle më shumë gjumë

Është konkursi i vetëm që të gjithë do të dëshironin të fitonin. Koreano-jugorët mbyllën sytë dhe u qetësuan për...

“SPAK ka bërë tërmet”/ Karamuço: Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se operacioni “Metamorfoza” do të vijojë dhe së shpejti do të ketë dhe 50 urdhërarreste të tjera. Jo...

Ja çfarë ndodh në trupin tonë kur konsumojmë pije energjike

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga hapja e kësaj rruge,...

Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në sera ka hyrë në kulmin e...

Lajme të tjera

Web TV