Brataj: Pikun s’e kemi arritur ende, ja kur do të shënohet maja e kurbës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse shifrat e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë janë në shifra të larta, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaron se piku nuk është arritur ende.

Sipas tij maja e kurbës do të shëhet në fillim të gushtit dhe sesi do të vazhdojë më pas do të varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj në një intervistë për A2.

Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër. Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët”, tha ai.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48...

Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Studiuesit kanë përpiluar një listë “përbërësish” që mund të ndihmojnë kompanitë e eksplorimit të burimeve të gjejnë rezerva të mëdha nëntokësore të hidrogjenit natyror...

Lajme të tjera

Web TV