Deputeti Eljo Hysko flet pas infektimit me Covid: Ka goxha pasoja serioze, pas trajtimit mjekësor…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së, Eljo Hysko, ka treguar gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ligjvënësi shqiptar shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, por tregon se i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

Lajme të tjera

Web TV