Situata e virusit COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Gjithashtu mësohet se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.
143 raste pozitive, 6 viktima dhe 51 të shëruar ishte bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.
COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)
Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
/En.Br./Fjala.al