OBSH dhe UNICEF kanë bërë me dije se fëmijët nën moshën 5 vjeç nuk duhet të vendosin maskë mbrojtëse. Sipas tyre fëmijët nën 5 vjeç janë më pak të prekshëm nga Covid-19 si dhe përqindja e përhapjes nga ata është e ulët.
Por, sipas studimeve të kryera adoleshentët kanë një rol shumë aktiv në transmetimin dhe janë shumë herë më të rrezikuar se të vegjlit.
Sipas udhëzimeve të shpërndara nga OBSH, fëmijët deri në 5 vjeç nuk kanë nevojë për maskë në ambientet e mbyllura apo të populluara. Rreziku rritet nga mosha 6-11 vjeç, që sipas rekomandimeve duhet të vendosin maskë në ambientet e mbyllura ku ka intensitet të lartë të përhapjes.
Sa i takon grupmoshës nga 12 vjeç e lart, ata duhet të trajtohen njësoj si të rriturit. Po njësoj si të rriturit, adoleshentet duhet të ruajnë edhe distancën fizike e të kujdesen për higjienën personale./Re.Gu/Fjala.al