S’i ndal as moti i keq, 7 mijë kosovarë drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur askush nuk ka mbetur pas në Kosovë. Mijëra vetë i janë drejtuar bregdetit shqiptar pavarësisht uljes së menjëhershme të temperaturave dhe kushteve të motit, të cilat nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë për ta.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.

Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit.

Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjavë, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetë ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shtrohet me urgjencë në spital Papa Françesku

Paraditen e sotme, pas përfundimit të audiencave, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa ekzaminime të...

Basha reagon me ironi ndaj sulmit të Berishës: Doktor pazari s’di në cilin vit jemi

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Sali Berishës që lëshoi në emisionin “Opinion”. Basha ka zgjedhur të...

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje...

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Lajme të tjera

Web TV