Një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit me thikë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Katedralen e Notre-Dame, në qytetin francez, Nicë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit që ndodhi këtë mëngjes.
Pas 10 minutash kërkimi të autorit, ai është vënë në pranga nga policia pasi u gjet i fshehur në një nga tualetet e Katedrales. Mediat e huaja shkruajnë se autori u qëllua me armë zjarri nga policia për ta neutralizuar dhe është dërguar në spital.
Anëtarët e Asamblesë Kombëtare franceze mbajtën një minutë heshtje menjëherë pasi u përhap lajmi për sulmin terrorist.
Sulmi vjen vetëm disa javë pasi një mësues shkollë u vra në Conflans-Sainte-Honorine, në periferi të Parisit, pasi në një orë mësimore përdori karikaturat e Profetit Muhamed./Re.Gu/Fjal.al