“Doja të kthehesha 30-vjet prapa”/ Meta: Nuk është paranojë e imja, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, pjesë e aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura- Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.

Meta i është rikthyer lëvizjes studentore 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.

“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri.

Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh  e të forte.

Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Kreu i shtetit foli për shpopullimin e vendit dhe tha se ky term nuk është “paranojë e tij”, por realitet.

“Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre”, theksoi presidenti.


Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV