Dy vjet zv.kryeministër, Braçe: E bëj me zemër këtë punë, jo për karrige

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot dy vite më parë, Erion Braçe u emërua nga kryeministri Rama në postin e zv.kryeministrit. Pikërisht këtë ditë të veçantë për karrierën e tij politike, zv.kryeministri Erion Braçe e ka kujtuar vet përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shkruan se këtë punë e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige, Braçe shprehet se shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punën e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur.

28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo”, shkruan Braçe.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018, ky njoftim u prit me ovacione të gëzueshëm nga salla, ndërsa vetë Rama e konsideroi atë si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.

Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve.

Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës”, tha Rama në 2018.

Të fundit

Mos lejoni që për protestat në Gaza të mbyten ato që thonë studentët

Nga Nesrine Malik   Në një ditë të nxehtë të javës së kaluar, trotuaret jashtë Universitetit të Kolumbias po ngriheshin. Rreth...

“Qyteti perfekt nuk ekziston”/ Veliaj: Tirana në ditët më të mira. Nuk kam asnjë pishman

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për ‘Real Story’, nga...

Betimi i Belerit Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pse nuk e lejoi

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyetimin e vendimit që nuk lejoi Alfred Belerin të marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak...

Lista të hapura, Basha harron premtimin

Lulzim Basha u zotua se deri në muajin mars do të kishte gati listën emërore për deputetët që do të garojnë në zgjedhjet e...

Veliaj: Në SPAK shkova vet

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka theksuar edhe një herë se ka kërkuar vetë të shkojë në SPAK për të folur mbi...

Lajme të tjera

Web TV