Evis Kushi takon mësuesit që janë prekur nga Covid: Përvojë që do t’i ngelë gjatë në kujtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është takuar me mësues të ndryshëm të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 përgjatë muajve të fundit.

Kushi shprehet se secili kishte një histori të veçantë, një përjetim ndryshe nga i të tjerëve. Ajo thekson se fjalët janë pak për të shprehur mirënjohjen maksimale dhe shumë të sinqertë jo vetëm për ta, por për të gjithë mësuesit në sistemin arsimor që përgjatë këtij viti tejet sfidues

Sot zhvillova një takim shumë emocionues me mësues të ndryshëm, të cilët janë prekur gjatë muajve të fundit me COVID-19, ndërsa tashmë janë plotësisht të shëruar dhe janë rikthyer prej kohësh në frontin e parë të sakrificës. Emocionues, sepse secili kishte një histori të veçantë, një përjetim ndryshe nga i të tjerëve dhe një përvojë që do t’i ngelë për shumë gjatë në kujtesë.

Gjatë bashkëbisedimit shumë miqësor me ta, u njoha me përvojën e tyre personale në përballjen me armikun e padukshëm, me mbështetjen e pakursyer të mjekëve, me menaxhimin e situatës në shkollë gjatë mungesës së tyre, si dhe emocionet që ka marrë secili prej nxënësve në momentin që janë rikthyer në punë.

Fjalët janë gjithmonë pak për të shprehur mirënjohjen maksimale dhe shumë të sinqertë jo vetëm për ta, por për të gjithë mësuesit në sistemin arsimor që përgjatë këtij viti tejet sfidues kanë ditur të reflektojnë shpirtin e sakrificës dhe vlerat më të larta profesionale në dobi të arsimimit të fëmijëve tanë”, shkruan Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/kushievis/posts/183100326838743

Të fundit

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Nga Lutfi Dervishi Në kushtet e cunamit informativ, besueshmëria e medias cënohet edhe nga  “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si...

Shqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje me mbi 233%

Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri. Këshilli Ndërkombëtar...

Çfarë ndodhi? Policia ndalon reperin e njohur, akuzohet për tentativë vrasjeje

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë reperin Arijan Sijarina, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm në incidentin që i parapriu vrasjes...

A duhet të flesh me kafshët shtëpiake?

Tema e të fjeturit me qenushin ose macen i bën gjithmonë njerëzit të ndahen në dy grupe dhe e vërteta është se nuk ka...

Inskenimi i “komplotit” çam/ Idrizi: Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës. Duke folur për të ashtuquajturin inskenimi i komplotit çam,...

Lajme të tjera

Web TV