Autostrada e bllokuar në Spanjë/ Rama publikon videon dhe ironizon: Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuzave të opozitëse cila fajëson qeverinë për situatën e krijuar prej motit të keq, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet me ironi kundrejt liderëve opozitarë, teksa ka publikuar pamje të një autostrade në Spanjë e cila po ashtu është bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.

Teksa ka publikuar këtë video ku shihet autostrada A2 në Spanjë, e cila është e bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës, Rama shkruan se PD po bën apel për të ndihmuar me kripë, ndërsa LSI po hedh “fall”.

“AUTOSTRADA A2 NË SPANJË – APEL PËR NDIHMË NGA PD PËR KRIPË, LSI PËR FALL, ANDI BUSHATI PËR ANALIZË”, SHKRUAN RAMA KRAH VIDEOS.

Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe analistin Andi Bushati, i cili ditën e djeshme kritikoi qeverinë pasi mbeti i bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.

Që prej ditës së djeshme në disa zona në vendin tonë ka prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhë-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën.

Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej më shumë se 8 orë, si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Të fundit

Xhensila nuk ndalet, këngëtarja vijon me “sulm” ndaj Bes Kallakut: Ah sa janë shtuar…

Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar”...

Rezoluta e PS për anti-korrupsionin/ Çfarë ndodh me drejtësinë dhe si do mbikqyret…

Kuvendi miratoi me votat e socialistëve të Edi Ramës rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, e cila u kundërshtua nga opozita, ndërsa pjesa dërrmuese e...

Gjiknuri për komisionin e posaçëm antikorrupsion: Ka një lloj ironie…

Gjiknuri: Mënyra se si e tha Oerdi iku sot që marrin pjesë, por mbetet për t’u parë Duma: Ka marrëveshje? Gjiknuri: Koha do e tregojë, zhvillimet...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e...

“Parlamenti sot, teatër absurd”/ Bylykbashi: I rrezikshëm…

Robert Rakipllari: Kjo seancë sot që në dukje kishte një përplasje të madhe me akuza e kundërakuza, ishte një lloj komedie. Kishin një problem...

Lajme të tjera

Web TV