Tronditëse/ Të rinjtë që kanë kaluar Covid-19, më të rrezikuar për t’u infektuar përsëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimi më i ri i publikuar së fundmi nga MedicalXpress, ka bërë me dije se të rinjtë janë më të rrezikuar për t’u riinfektuar me koronavirus edhe nëse e kanë kaluar një herë virusin.

Në studim janë marrë rreth 3.250 të rinj marinsa amerikanë, mes majit dhe tetorit të vitit 2020.

Nga ata, 189 e kishin kaluar koronavirusin, dhe më pas 10 përqind e tyre u riinfektuan sërish.

“Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”, thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork.

Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta, përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuar alarm gjatë javës së fundit.

Të gjithë ata që rezultuan pozitivë gjatë studimit kishin simptoma të lehta, tha dr Silfon. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital.

Kjo do të thotë që mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe vaksinimi do të jenë ende shumë të rëndësishme, pavarësisht nga historia e mëparshme e infeksionit.

 

 

Të fundit

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për...

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej...

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk prodhojnë një figurë alternative në opozitë?

Nga Ylli Pata Qëndrimi i gjatë në pushtet i mazhorancës socialiste dhe i fuqisë elektorale të Edi Ramës ka sjellë në qendër të diskutimeve fuqinë...

Kostoja e jetesës në Tiranë/ Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon. Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim...

“Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024, kënga zyrtare e kuqezinjve në Gjermani

Shqipëria synon të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2024, në premierën e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Federata Shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV