Alimehmeti: Kalimi i Covid-19 herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata që e kanë kaluar Covid për herë të parë janë të mbrojtur njësoj sikur të kenë marrë vaksinën anti Covid. Ky është mendimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti.

Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për situatën e koronavirusit në vend. Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta.

Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina.

Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë. Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku.

 

Të fundit

Kjo është koha më e mirë për të udhëtuar në vitin 2024

Kur sezoni i Binjakëve është në vazhdim, është një mundësi për të mbledhur dhe shkëmbyer informacione dhe për t’u...

Rama në mbledhjen me Grupin Parlamentar: Sot, fokus te të vërtetat tona

Edi Rama: Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur, të përbashkët të gr parlamentar dhe kabitentit, dëshiroj vemendjen e atyre që...

Mariana Kondi eleminohet nga Ferma Vip pasi humbi sfidën me Xhesikën

Xhesika Polo dhe Mariana Kondi ishin dy fermeret më pak të preferuara nga publiku. Ato u përballën të dyja në një sfidë, ku fituese u...

“Unë të kërkoj pazar me SPAK-un?”/ Meta: Aktori më i fuqishëm në këtë vend jam vetë

Ilir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” se ai nuk ka pse kërkon të bëjë pazare me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion sepse...

“Ca për brekët e ca..”, Baze: Çimi, i vetmi gazetar që ka arritur t’i marrë lekë Berishës

Gazetari Mero Baze ka ironizuar paralajmërimet e televizionit Syri se do të publikonte lidhjet e Olsi Ramës me televizionin ku punon Ylli Rakipi. Çim Peka...

Lajme të tjera

Web TV