Kultivonin kanabis në magazinë, i vënë flakën sapo mbërrin policia/ Arrestohet 65-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, ndërsa është shpallur në kërkim në 35-vjeçar, të  akuzuar për kultivim kanabisi.

Mësohet se është arrestuar Robert Naslazi, i cili ishte pronari i magazinës, ndërsa në kërkim është shpallur 35-vjeçari Vasil Xheli

Të dy këta persona kishin përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, nëpërmjet llambave, duke vjedhur energjinë elektrike.

Sipas Policisë, 35-vjeçari, kur ka konstatuar në afërsi të magazinës, që përdorej prej tij, shërbimet e Policisë, i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga këto struktura u procedua penalisht edhe shtetasi R. R., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Vrasja e policit / Klodiana Lala tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë

Gazetarja Klodiana Lala thotë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vrasjes së oficerit të policisë në fshatin...

Albin Kurti gjithë betejat e i ka bërë kundër Perëndimit

Nga Mero Baze Ka shumë pak shanse që në minutat e fundit Albin Kurti dhe qeveria në Kosovë të korrigjojnë qëndrimin e tyre dhe t’i...

Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm

Papa Françesku po planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm për të shënuar përvjetorin e Këshillit të Parë të Nikesë, tha të enjten kreu...

A do të pranonte 1 milion dollarë për s*ks? Ja si përgjigjet Rike Roçi

Rike Roçi e ka një përgjigje për një pyetje të sikletshme. Dje, teksa ishte e ftuar në emisionin "Ndryshe", është vendosur përballë pyetjes nëse...

Denaj:Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, një vlerësim i punës së emigrantëve

Mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali pritet të përfitojnë  njohjen e  viteve të punës së tyre, nëpërmjet marrëveshjes mes dy vendeve, e...

Lajme të tjera

Web TV