Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi paraditen e sotme seancën e parë konstituitive, ndërsa 140 deputetët e rinj do të mblidhen sërish pasdite ku do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit. PS ka propozuar Lindita Nikollën për këtë post.
Po çfarë nuk u pa nga kamerat?
Në seancën e paradites, kryeministri Edi Rama u ul mes deputetëve të tij, përkrah Taulant Ballës dhe Lindita Nikollës. Pranë tij ishte edhe zv.kryeministri i shkarkuar, Erion Braçe.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaqe me pamje komplet të ndryshuar, me flokë të prerë dhe elegante.
Pranë Kryemadhit ishte edhe Sali Berisha, i dëbuar nga grupi i PD dhe i shpallur “non grata” nga SHBA.
Lulzim Basha qendroi krah grave deputete të PD, teksa dukej edhe “i nxirë”. Sigurisht, jo nga përjashtimi i Berishës, por nga dielli.
Fotot nga LSA