“Pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri?”/ Ja si u përgjigjet Rama pyetjes së studentëve në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama zhvilloi një konsultim publik me nxënësit dhe studentët  e Elbasanit për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029) që do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare.

I pyetur për arsyet se pse studentët nuk duhet të largohen jashtë vendit Rama tha se kushdo është i lirë të zgjedhë ku do të studiojë dhe jetojë, por si në Shqipëri, si jashtë vendit, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe janë të vendosur.

Rama: Disa nga ju kërkuat t’ju themi cilat janë arsyet që të qëndroni këtu dhe mos ikni. Unë pavarësisht pozicionit nga ku flas në këtë rast, nuk kam ndryshuar mendim se si e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë dhe në të drejtën e vet të marrë vendimin se çfarë do të bëjmë.

Për fat të mirë nuk jetojmë më siç jetonim deri para 30 vjetësh kur nuk ja bënim këtë pyetje vetes sepse ishte e vështirë ta imagjinoje, jo më të dilje jashtë shtetit. Liria i ka dilemat shumë më të mëdha se zgjedhja e lirë është një zgjedhje shumë më e vështirë se sa imponimi që të vjen nga lart. Kur njeriu është para dilemave duhet të bëjë zgjedhjet e veta, pro meqë u pyetëm unë do ta nisja nga e kundërta.

Nuk do thosha arsyet pse duhet të iki, por do filloja nga arsyet pse nuk duhet të iki. Nëse ato nuk janë të mjaftueshme do bëja balancën, por një gjë është e sigurt. Në të gjitha rastet në Shqipëri, jashtë Shqipërisë kjo botë është e atyre që guxojnë dhe janë të vendosur. Kush guxon ja del kudo që të jetë. Pastaj sigurisht që bënë zgjedhjet e veta në varësi se ku do të shkojë dhe sa larg do të ngjitet.

Të fundit

Shkollat digjitale te Piramida e Tiranës/ Veliaj: Synojmë 20 mijë fëmijë në vit!

Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit. Kështu deklaroi kryetari...

Aksioner dhe sponsor, klubi anglez ëndërron me RedBullin

Pas Salzburgut, Leipzigut, Bragantinos dhe Nju Jorkut, është radha e Leedsit. Red Bulli, në fakt, bëhet pjesë e klubit anglez, pasi zhgënjimit për dështimin...

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet kërkesa për apartamente në bregdet

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet. Ndërsa në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve të...

“Mbas datës 6 të premtoj…”, Albani uron për ditëlindje Miriamin me fjalët më të bukura

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban...

“Qershori nis me 37° C”/ Meteorologia: Vera starton shumë egër

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën...

Lajme të tjera

Web TV