Rekordi i ri i Messit, argjentinasi lë sërish Ronaldon mbrapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord së fundmi. Numri 10 i katalanasve ndodhet tashmë  në krye të listës së golashënuesve më të mirë të La Ligas, me 438 gola, të realizuara me skuadrën e Barçës.

Goli që shënoi ndaj skuadrës së Real Sociedad nuk ishte i rëndësishëm vetëm për skuadrën e tij, e cila mori 3-pikëshin e takimit,por edhe për vetë “pleshtin” që mundi të shënojë një tjetër rekord.

Me këtë arritje Messi ka kaluar sërish rivalin e tij të përhershëm Cristiano Ronaldon. Argjentinasi është bërë kështu golashënuesi më i mirë në 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë, si Premier League, La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Këtë rekord ylli i Barçës e ka arritur në 474 ndeshje, ndërsa Ronaldo ka shënuar 437 gola në 540 takime këto mes Premier League, La Liga dhe Seria A.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV