Koronavirusi/ Veliaj: Mos u martoni dhe mos jepni dorën në raste vdekjesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një fjalim nga institucioni që ai drejton ka kërkuar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Për këtë arsye, ai ka shkuar deri aty sa ka kërkuar që njerëzit të mos kenë asnjë kontakt, qoftë edhe me njerëzit të cilëve iu duhet të shprehin ngushëllime në raste vdekjesh. Apo atyre që kanë vendosur të martohen.

Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se ne jemi në një situatë emergjente të një higjiene maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen. Por duhet që në çdo shërbim funeral si në Sharrë dhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është rituali i dhënies së dorës. Ky është momenti për të shtyrë në një kohë tjetër pritjet dhe përcjelljet por në të dyja këto hapësira si në Sharrë dhe në Tufinë dua që të kemi një informacion publik. Do të respektojmë të gjitha ritet për çdo familje që humbet të afërmin e vet përveç dhënies së dorës dhe shkëmbimit të kontakteve sepse nuk duam që nga një fatkeqësi të gjenerohen fatkeqësi të tjera.”, u shpreh Veliaj.

Kryetari Bashkisë bëri të njëjtin apel edhe për ata që duan të martohen. Sipas tij, çiftet përveç rasteve të detyruara duhet të shmangin dasmat.

E njëjta gjë vlen edhe për celebrimet. Kam dhënë një porosi që në 27 njësitë tona përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmiarët e tyre siç kërkon ligji. Çdo prani e tepërt, familjarësh, kushërinjsh, dasmorësh të ruhet për një moment tjetër nuk është ky momenti”, tha kryebashkiaku.

Lexo edhe :  Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Veliaj shtoi se si pasojë e gjendjes emergjente që ka krijuar koronavirusi, Bashkia e Tiranës nuk do të organizojë festime masive siç ishin parashikuar më parë.

Megjithatë sipas Veliajt, nëse “dikush do të dalë me familjen e vet, dhe të shijojë zbukurimet dhe të jetojë jetën është i lirë ta bëjë këtë. Ne do të marrim të gjitha masat e higjienizimit, thjesht nuk do të kemi koncerte të mëdha, si ai i Malumës, nuk do të kemi aktivitete që kishim përgatitur në çdo cep të qytetit. Nëse shikojmë statistikat, fataliteti i kësaj sëmundjeje është më pak se Ebola, më pak se SARS-i etj. Sot kemi më shumë Facebook dhe Whatsapp që i jep një dozë alarmante. Nëse dimë statistikat ne mund ta përballojmë me më shumë maturi këtë situatë.”

Të fundit

Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë...

E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje...

‘S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak’, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron

Takimi kokë më kokë, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të...

Nënshkruhet marrëveshja mes QSUT dhe Qendrës Spitalore “San Raffaele”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u firmos marrëveshja për një partneritet strategjik në fushën e shëndetësisë. Ky bashkëpunim...

Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë...

Lajme të tjera

Web TV