Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’.
Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.
Dokumenti mban firmën e Alibeaj, e ndërsa dorëzimi në KQZ është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi i saj ligjor, Indrit Sefa.