Kurti i gatshëm për zgjedhje të reja në Veri nëse dhuna merr fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me shumicë serbe, pasi disa burime britanike shprehën shqetësimin se SHBA dhe BE po bëjnë një gabim duke kërcënuar aleatin e tyre me ndëshkim për trajtimin e dhunës nga Kurti, shkruan prestigjozia ‘The Guardian’.

Një ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar tha se i dërguari i BE-së në Kosovë duhet të qëndrojë mënjanë, ndërsa kryetarja e komisionit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, paralajmëroi SHBA-në kundër ndëshkimit joproporcional të Kurtit.

Emmanuel Macron, presidenti francez, tha se Kurti kishte bërë gabime dhe se do ta takonte bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kriza u përshkallëzua të hënën pasi qeveria e Prishtinës dërgoi kryetarët e komunave të mbështetur nga policia e Kosovës, në zyrat e komunave veriore të dominuara nga serbët pas zgjedhjeve që serbët etnikë i kishin bojkotuar.

Shumica e serbëve etnikë të zonës nuk e kanë pranuar kurrë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia dhe e konsiderojnë Beogradin kryeqytetin e tyre, më shumë se dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit represiv serb.

Shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë në Kosovë, por serbët e veriut kanë kërkuar prej kohësh zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE të vitit 2013 për krijimin e një asociacioni të komunave autonome në zonën e tyre.

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV