Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se kur do të arrihet maksimumi i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
Nga studio e rubrikës “Opinion” në “Neës 24”, Pipero ka treguar se kurba koronavirusit në Shqipëri do të ngrihet në javën e 3-4 por një përgjigje nga autoritetet shëndetësore pritet në fund të javës së tretë.
“Kush luan me COVID-19 mund të mos e pësojë ai por do e pësojë dikush tjetër. Mundësisht të na ndihmojë neve. Ajo që di të them është që të më shumë se kryeministri artikulon fjalë specialisti dhe më vjen mirë.
Nuk di të them, e di që brenda një rast fshihen 15 të tjerë. Ne jemi ende në fillim. Ndoshta kurba do ngrihet në javën e 3 apo të 4. Por së paku deri nga fundi i javës së tretë.”- u shpreh mjeku./Fjala.al/