Rinis sot Kuvendi! Debate PD-PS, konferenca e kryetarëve s’miraton kalendarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa në fokus do të jenë një sërë nismash të papërfunduara. Që edhe kjo vjeshtë do të karakterizohet nga përplasje mes mazhorancës dhe opozitës u paralajmërua që në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve, ku nuk u ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.

“Pas diskutimeve, Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare.”

Në orën 10:00 do të nisë sesioni i pestë të legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare, me socialistët që do te kenë një drejtues të ri dhe kampet e PD-së që vijojnë të bashkohen disa e të ndahen disa të tjerë mes tyre.

Nga java e parë e shtatorit e në vijim, në fokus të diskutimit do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme, disa prej tyre të mbartura nga sesioni i kaluar. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie. Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi gjatë vitit të kaluar. Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para, ndërsa më herët, në cilësinë e kreut të grupit socialist Taulant Balla u shpreh se afati i opozitës kaloi, tanimë mazhoranca do të dëgjoj të gjitha grupet e interesuara për t’i dhënë vendit një figurë dinjitoze. Pavarësisht kësaj deklarate të gjitha palët duhet gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi për miratimin në parlament kërkohen 84 vota pro.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe  amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet  janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët  shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tyre. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes forcave politike.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Të fundit

12 Mars 2003/Zoran Gjinxhiç, vrasja e kryeministrit serb pas qëndrimit të tij për Kosovën

Nga Leonard Veizi   “Banda e Zemunit”, një bandë e drejtuar nga krimineli famëkeq Dushan Spasojeviç, vuri në grykën e armës...

Rutte qetëson Kosovën: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Kreu i NATO-s Mark Rutte zhvilloi takim zyrtar në Kosovë ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Mesazhi i Sekretarit...

PS dhe PD mbledhin kryesinë, në fund vendos Rama dhe Berisha

Ditën e sotme dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të paraqesin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Kush...

Do të zgjidhni problemet që ju mundojnë prej kohësh…parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

Lajme të tjera

Web TV