Nisja e festës së hebrenjve/ Scholz bën thirrje për solidaritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

 

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa e ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

 

 

“Kjo është në veçanti me rëndësi për ne”, ka thënë Scholz në Berlin.

“Kjo është mënyra se si secili mund ta përforcojë shprehjen ‘Kurrë më’”.

Scholz e ka ndezur qiriun e parë në një shandan të gjatë me nëntë shtylla, të njohur si hannukiah, në Portën e Brandenburgut.

Ai ka thënë se ka qenë e përshtatshme që ky shandan të qëndrojë në zemrën e kryeqytetit gjerman – “si simbol i shpresës dhe besimit, dhe si simbol i lidhjeve të pandashme me hebrenjtë e shtetit tonë”.

Scholz ka folur edhe për sulmet e grupit palestinez Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor, dhe incidentet antisemitike në Gjermani.

Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk e pranojmë faktin që shtetasit tanë hebrenj duhet të frikësohen për të treguar hapur fenë e tyre, kulturën, përditshmërinë, kur dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre bazike për të qenë të dukshëm, të drejtë që e kanë të gjithë në shoqërinë tonë, pa dallim”, ka thënë Scholz.

Organizatori i ngjarjes, rabini Yehuda Teichtal, e ka falëndëruar Gjermaninë, dhe Scholzin, duke e cilësuar vendin si fener të demokracisë.

Mesazhi i Hanukkah është “drita mbi errësirën, demokracia mbi tiraninë”, ka thënë Teichtal.

Lexo edhe :  Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta

Ai ka bërë thirrje për “më shumë drita, më shumë lumturi, më shumë vetëdijësim për hebrenjtë”.

Qindra incidente antisemitike janë regjistruar në Gjermani ditëve të fundit.

Hanukkah përkujton ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas një revolte kundër grekëve në vitin 164 para erës sonë, dhe “mrekullinë e dritës” së një qiriu që digjet për tetë ditë.

Festivali zgjat tetë ditë, këtë vit deri më 15 dhjetor.

Çdo ditë, ndizet nga një qiri në shandan./O.S

 

Të fundit

Këlliçi me demokratët në Vorë/Në 23 dhjetor do t’i dërgojmë mesazh të qartë kryeministrit

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje në rrjetet sociale për qytetarët e Tiranës të...

Hidhini një sy! Instagram shton opsionin që të gjithë e kishin kërkuar

Instagram ka mundësuar heshturazi skedulimin e mesazheve. Opsioni i ri është duke u aplikuar te përdoruesit në të gjithë botën. Vendosja e një orari për...

Trajneri më i dekoruar në historinë e “Los Blancos”, Ancelotti kalon legjendën madrilene

Carlo Ancelotti fitoi sot me Realin trofeun e Kupës Interkontinentale. Tashmë italiani është më i dekoruari në historinë e trajnerëve të madrilenëve me 15...

Mbahet nesër takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nesër në orën 09:00, do të mbahet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues...

SHBA i kërkon Europës t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia

Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për të bllokuar eksportet energjetike ruse,...

Lajme të tjera

Web TV