Jo vetëm xixa në sy, ide origjinale për grimin e festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilat janë planet tuaja për këtë fundvit? A keni festa dhe ngjarje apo po prisni me padurim një pushim të merituar? Ndoshta po bëni një shkëmbim dhuratash me të dashurit tuaj apo me familjen. Ndoshta po largoheni nga qyteti për natën e Vitit të Ri dhe dëshironi të dini se cilat produkte grimi të paketoni për festën. Cilatdo qofshin planet tuaja, me siguri ju doni që grimi t’i përshtatet rastit.

Në fund të fundit, festat janë një kohë për të festuar dhe për të bashkuar dhe këtë mund ta përcillni lehtësisht me anë të zgjedhjes së hijeve të syve dhe buzëkuqit.

Ky vit ka shtuar disa detaje në make up: qerpikë të zinj të gjatë dhe buzë të kuqe mat. Gjatë festave, make up-i ideal është ai me xixa, sepse të bën të shkëlqesh dhe të dukesh vërtet e veçantë në mbrëmjet e fundvitit. Por jo vetëm xixa…

Make up-i i syve duhet të jetë më i theksuar dhe me më shumë ngjyra, sigurisht duke iu përshtatur edhe veshjes. Tendencë e këtij viti janë ngjyrat me shkëlqim, por edhe ngjyrat e tokës me xixa, gold, vishnjë apo bronz.

 

 

Për ato që dëshirojnë një grim intensiv, penelat me xixa dhe tonet janë një zgjedhje mjaft e mirë dhe mund të aplikohen edhe në pjesën e poshtme të syrit duke luajtur me kontrastet e ngjyrave. Edhe “smokey eyes me xixa” janë shumë të preferuar për festa, sepse i japin më shumë shkëlqim shikimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Xixat e aplikuara, qoftë në pjesën e jashtme, ashtu dhe në atë të brendshme të qepallës, i japin make up-it një pamje elegante dhe fashion, i japin shkëlqim shikimit dhe e bëjnë më tërheqës.
Për festat e fundvitit make up-in me shkëlqim mund ta realizosh në shumë mënyra dhe me produkte të ndryshme.

Lexo edhe :  Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Nëse dëshiron një smokey eyes me xixa, sfumo në të gjithë qepallën një ton të shkëlqyeshëm në ngjyrë të errët.
Xixat e aplikuara, qoftë në pjesën e jashtme, ashtu dhe në atë të brendshme të qepallës, i japin make up-it një pamje elegante dhe fashion, i japin shkëlqim shikimit dhe e bëjnë më tërheqës.

Për festat e fundvitit make up-in me shkëlqim mund ta realizosh në shumë mënyra dhe me produkte të ndryshme. Nëse dëshiron një smokey eyes me xixa, sfumo në të gjithë qepallën një ton të shkëlqyeshëm në ngjyrë të errët./E.T

Të fundit

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Lajme të tjera

Web TV