Festë dedikuar fëmijëve në aeroport, më e veçanta ajo fëmijëve të jetimores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për festat e fundvitit Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizoi një ditë ndryshe, dedikuar gëzimit të fëmijëve.

Një fshat i vogël u ndërtua në aeroport, si vend takimi mes fëmijëve dhe Babagjyshit ku ata hodhën dëshirat e tyre.

Me dhuratat në krahë, Babagjyshi trokiti derë më derë, duke i surprizuar që dëshira e tyre ishte bërë realitet.

Përgjatë muajit të fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hapur dyert për shumë fëmijë të qytetit që kishin kuriozitet të vizitonin aeroportin, por vizita më e veçantë ishte ajo e fëmijëve të jetimores ‘Zyber Hallulli’.

Vizita i mundësoi fëmijëve të njihini të gjitha pjesët e aeroportit, për të kuptuar se si funksionon në tërësi, që nga përgatitja e pasagjerëve për nisje e deri tek avionët apo tek njesitë e suportit të pistës.

Të gjithë fëmijët treguan shumë interes, duke pyetur dhe duke ndërtuar ëndrrat e tyre që pse jo, një ditë të jenë ata duke u i treguar aeroportin fëmijëve të ardhshëm./O.S

Të fundit

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Lajme të tjera

Web TV