Dasmë fatale/ Infektohen 24 të ftuar në Kosovë, numri pritet të rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota është duke luftuar me pandeminë, shumë shtete kanë ndaluar varrimet, tubimet dhe dasmat. Por kjo masë nuk është zbatuar në veri të Kosovës, ku vetëm dy ditë pasi u konfirmua rasti i parë me Covid-19, u zhvillua një dasmë.

Kjo dasmë ka rezultuar fatale për 24 persona të cilët janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, por numri pritet të shtohet nga dita në ditë.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha se ngjarja ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.

Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës më 12 mars, më 14 mars aty është bërë një dasmë në pjesën ku jeton komuniteti serb në veri të Kosovës në Zveçan ku kanë marrë pjesë 300 dasmorë. Aty ka rezultuar se ishte një i infektuar pastaj ky infektim është përhapur dhe deri tani janë në këtë pjesë të Kosovës më shumë se 24 të infektuar dhe numri i tyre po shtohet dhe dita ditës dhe që të gjithë kanë pasur lidhje me dasmën. Të paktën 24 janë të identifikuar por numri mund të jetë shumë më i madh varet dhe nga analizat që do bëhen në ditët në vijim”, tha Spahiu.

Ndërkohë në Kosovë raportohen të infektuar 145 persona, janë shëruar 23 të tjerë dhe 2 viktima.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV