Ushqimet e përpunuara shtojnë me 10% rrezikun e vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i madh sapo ka gjetur një lidhje midis ngrënies së ushqimeve ultra të përpunuara – si ushqimet me mikrovalë, picat, hamburgerët dhe patatet e skuqura dhe duke vdekjes në moshë më të hershme.

Hulumtimi nga Franca, i botuar në revistën “JAMA Internal Medicine”, përfshinte monitorimin e dietave të 44,000 njerëzve në periudhën e viteve 2009-2017. Rezultatet treguan se njerëzit u përballën me një rrezik 14% më të lartë të vdekjes së hershme me çdo 10% shtesë të ushqimeve të përpunuara

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin mbi moshën 45 vjeç dhe shumica ishin femra. Çdo gjashtë muaj iu kërkua të plotësonin sondazhet për gjithçka që konsumonin në 24 orë. Pas shtatë viteve ndjekjeje, 602 njerëz kishin vdekur – 219 nga kanceri dhe 34 nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Një rritje në konsumimin e ushqimeve ultra të përpunuara duket të jetë e lidhur me një rrezik të përgjithshëm të vdekshmërisë në mesin e kësaj popullate të rritur,” shkroi hulumtuesit në përfundimin e tyre.

Rezultatet mund të jenë të pasakta. Por studimet vëzhguese janë opsioni i vetëm kur bëhet fjalë për vlerësimin e ndikimit të dallimeve ushqimore, sepse do të ishte joetike të kërkohej nga një grup njerëzish të hanin vetëm ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me yndyrë dhe kripë./   S.M

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV